Aplikacion
Këto janë pamjet që ofronte këtë te premte Athina.
Trafiku në rrugët nacionale është rritur ndjeshëm sot pasi shumë athinas po largohen nga kryeqyteti për në fshatrat e tyre, pak para bllokimit për shkak të koronavirusit, që nis nesër në 06.00 të mëngjesit, deri më 30 nëntor.
Mediat greke raportojnë se nga ora 6.00 deri në orën 15.00 këtë mëngjes kishin kaluar nga Elefsina dhe Afidnon 35 800 makina (5.388 -Korinthou nga Athina dhe 7,160 të tjera nga Athina – Lamia) ndërsa dje u larguan nga të dy segmentet kombëtare 47,600. Rritja e trafikut në daljet e qytetit arrin 50%.
Policia Rrugore e Atikës po pret një rritje të madhe sot, kështu që është në gatishmëri për të lehtësuar trafikun dhe parandaluar aksidentet rrugore. Në fakt, oficerët e policisë rrugore flasin për një dalje që korrespondon me atë të Krishtlindjes.
Që nga mesdita e djeshme, pas njoftimeve të kryeministrit Mitsotakis, ka pasur radhë të mëdha në të gjitha llojet e dyqaneve.
REKORD INFEKTIMESH ME COVID NË KOSOVË, QEVERIA MERR MASA TË REJA SHTRENGUESENjë shifër rekord të infektuarish dhe viktimash me koronavirus janë konfirmuar këtë të premte në Kosovë.
Gjatë 24 orëve të fundit nga 1.827 testime të bëra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 728 raste pozitive dhe kanë humbur jetën 12 persona.
Nisur nga kjo situatë, qeveria vendosi masa të reja shtrënguese anti-Covid.
Ministria e Shëndetësisë, duke u bazuar në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Komitetit për Koordinimin dhe Vlerësimin e situatës emergjente nga pandemia e COVID -19, ka propozuar të ndalohet veprimtaria e te gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermerketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë, si baret dhe restorantet, në gjithë territorin e vendit.
Mbyllja fillon prej datës 6 nëntor nga ora 20:00 deri më datë 09 nëntor në orën 05:00.
Nga ky vendim përjashtohen furrat e bukës, barnatoret, marketet e vogla, institucionet shëndetësore publike dhe private për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale.
FSHF kërkon tifozë në stadium. Përgjigjet qeveria
Qeveria i thotë “jo” futbollit me tifozë. Me një shkresë zyrtare, qeveria shqiptare ka refuzuar kërkesën e federatës që në stadium në ndeshjet e Kombëtares dhe kampionatit të kishte tifozë të paktën 30 për qind të kapacitetit të stadiumit.
Komisioni teknik i shëndetësisë dhe qeveria kanë refuzuar kategorikisht këtë kërkesë me faktin që gjendja e “COVID”-it në Shqipëri është e keqe dhe nuk mund të rrezikohet me një lëvizje kaq të rrezikshme duke bashkuar nga 1000 deri në 6000 vetë në stadium. Në këto kushte, si Kombëtarja dhe klubet duhet të vazhdojnë të luajnë pa përkrahës në stadium.
Kërkesa – Federata Shqiptare e Futbollit javë më parë tentoi që të ecë me hapin e UEFA-s. Kjo e fundit, me anë të një vendimi disa javë më parë, kishte njoftuar se të gjitha federatat kanë mundësinë që në ndeshjet ndërkombëtare si dhe ato kombëtare të mund të rikthejnë tifozët në shkallët e stadiumeve.
FSHF e ka përdorur këtë njoftim dhe lejim të UEFA-s për t’iu drejtuar qeverisë me një kërkesë që diçka e tillë të ndodhte edhe në vendin tonë. FSHF i kishte bërë një kërkesë qeverisë nëse do të lejonte që për ndeshjet e Kombëtares në stadiumin kombëtar “Air Albania” të ishin të pranishëm 30% e kapacitetit të përgjithshëm.
Në bazë të një kapaciteti maksimal prej 22 000 vendesh, kërkesa për 30% spektatorë korrespondon me 6600 të pranishëm. UEFA në vendimin e Komitetit Ekzekutiv të saj të disa ditëve më parë saktësonte se me gjithë këtë leje, vendimi final për rikthimin e pjesshëm të tifozëve u takonte të gjitha qeverive të vendeve respektive.
UEFA e bëri këtë testim në ndeshjen e vlefshme për Superkupën e Europës. Përballja mes Bajernit dhe Sevijes u luajt me praninë e tifozëve, të cilët ishin në vetëm 30% të kapacitetit të stadiumit “Puskas Arena” në Hungari. Futbolli ishte me sytë nga qeveria për të lejuar kthimin e tifozëve në shkallët e stadiumit për ndeshjet e nëntorit që do të luajë Kombëtarja. Gjithsesi, duhet të presë. Përgjigjja e qeverisë ka qenë “jo” e prerë.
Stadumi i Kastriotit, kullotë për kuajt (Video)Nuk janë pamje që vijnë nga kullotat e Krujës por nga stadiumi i këtij qyteti, pamje trishtuese që nuk kanë nevojë për koment. Dikur tifozët krutan kishin arsye për tu krenuar, pozicioni i stadiumit të tyre bënte jone edhe në faqen zyrtare të FIFA-s, sot këtë impiant e kanë pushtuar kuajt e bagëtitë.
Brenda një harku kohorë shumë të shkurtër stadiumi i qytetit ka dalë totalisht jashtë funksioni, për futboll as që bëhet fjalë, thjeshtë është shndërruar në një gërmadhë. Tifozët dhe qytetarët e Krujës bëjnë thirrje që instancat përkatëse të vejnë dorë për të mos dëmtuar imazhin e qytetit dhe mbi të gjitha të kthej stadiumin në gjendje funksionale ku mund të luaj ekipi i parë por dhe të stërviten ekipet e moshave:
Ekipi i Kastriotit u rikthye në elitë por në pamundësi të një stadiumi që nuk plotëson asnjë kriter janë të detyruar që ndeshjet t’i zhvillojnë në stadiumin e Kamzës.
Në fakt, stadiumi ishte pjesë e një projekti që parashikonte një investim të përbashkët nga Bashkia dhe FSHF por tërmeti i 26 nëntorit dhe kriza që ka sjell Covid-19 e bën të pamundur investimin nga ana e Bashkisë.
Drin Masha, përfaqësues i Bashkisë Krujë shprehet për “News24” dhe “BalkanWeb” se projekti për rikonstruksion e stadiumin qëndron në fuqi por për momentin nuk është prioritet. Në këtë fillim sezoni stadiumet janë kthyer në makth për FSHF dhe vetë klubet të cilët janë të detyruar të gjejnë zgjidhje alternative, në një kohë kur katër nga 10 ekipet pjesëmarrëse nuk kanë në dispozicion një stadium fiks.
Marrë nga BalkanWeb