zoom

Day ArchiveÇfarë na mësuan zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Elementi i parë që duhet nënvizuar në lidhje me zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara është fenomeni demokratik që kemi parë. Mes votave me postë, votimeve të parakohshme dhe radhëve të gjata përpara qendrave të votimit në të gjithë vendin, pjesëmarrja ishte shumë e lartë. Dikur kemi parë vetëm një në dy amerikanë që votonin, por kësaj here jemi afër dy të tretave. Eshtë një fakt i jashtëzakonshëm.

Mediat amerikane e komentuan me habi këtë fenomen, sikur të ishte një “risi absolute” apo edhe një “rilindje”. Ishte pothuajse si të ishe në Afrikën e Jugut për zgjedhjet e para pas përfundimit të aparteidit, ku çdo qytetar nuk donte të humbte mundësinë për të marrë pjesë në një moment të rëndësishëm në historinë e vendit.

E gjithë kjo bie ndesh me tensionet e muajve të fundit dhe me një fushatë shpesh të dhunshme dhe toksike, që i bëri njerëzit të frikësohen nga më e keqja. Ende nuk është e sigurt që e keqja është shmangur, por fenomeni demokratik është i dukshëm dhe duhet të konsiderohet pozitiv.

Nuk pati triumf blu

Vala demokratike e pritur nuk ndodhi. Ndër mësimet politike të votës amerikane, edhe para se të mësojmë emrin e fituesit, është vetëdijësimi se “Trumpizmi” nuk ka vdekur, dhe nuk do të jetë i vdekur edhe nëse Donald Trump humbet.

Votimi shpesh është përshkruar si një referendum pro ose kundër Trumpit. Joe Biden e bazoi fushatën e tij zgjedhore në refuzimin e një njeriu që konsiderohej jo i denjë për zyrën presidenciale. Në këtë pikë është e qartë se papërshtatshmëria e pretenduar e Trumpit (me të cilën pajtohen shumica e evropianëve), nuk rezultoi në triumfin blu që pritej.

Përtej demagogjisë, vulgaritetit dhe gënjeshtrave, dhe pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve presidenciale, themelet e “Trumpizmit” nuk janë zhdukur dhe nuk do të zhduken: kriza e identitetit të amerikanëve të bardhë që ndihen të kërcënuar, zemërimi përpara një globalizimi që gjeneron pabarazi, mungesa e besimit në një establishment, që Joe Biden e mishëron në përsosmëri.

Trumpizmi tejkalon personalitetin e Trumpit dhe ky është problemi që kemi pasur gjatë katër viteve të fundit në analizimin e situatës në Shtetet e Bashkuara. Personaliteti i Trumpit është aq i diskutueshëm, i karikaturuar dhe shpesh i huaj për zakonet tona politike, saqë na bën të harrojmë atë që presidenti ka mishëruar që nga fushata zgjedhore 2016: sintezën e zemërimeve të ndryshme të amerikanëve. Rezultatet e para tregojnë se as menaxhimi katastrofik i pandemisë dhe as kriza ekonomike dhe sociale, nuk e kanë ndryshuar këtë identifikim.

I njëjti zemërim, të mos harrojmë, gjendet në të gjithë botën, edhe pse Trump ka një dimension të veçantë amerikan. “Trumpizmi përtej Trumpit” bën jehonë në Evropë dhe gjetkë, në përparimin e populistëve dhe tundimet “joliberale”.

Prandaj, Shtetet e Bashkuara na ofrojnë një pasqyrë deformuese të botës, mes impulseve demokratike dhe zemërimit të përhapur. Mbetet të shihet se kush do të jetë presidenti i ardhshëm. Zgjedhja do të ndikojë në mënyrë të pashmangshme në botën në të cilën jetojmë, për mirë ose për keq. / France Inter – Bota.al

Nuk takojmë askënd rastësisht

Asgjë nuk është e rastësishme.

Në këtë botë, ku kemi pasur fatin e mirë për të jetuar, çdo takim dhe njohje e rastësishme ka një qëllim. Ndonjëherë na duhet që njerëzit të zgjohen dhe të ndihmojnë në ndryshimin e drejtimit të jetës sonë; nganjëherë – për të na ngritur dhe për të na kujtuar se kush jemi në këtë tokë.

Dhe nganjëherë këto janë ata, që na takojnë vetëm për një çast.

Për ironi, ne nuk e dimë qëllimin e çdo personi që takojmë, por ne duhet të qëndrojmë të hapur për gjithçka që sjell çdo njohje e re.

Ndonjëherë ia vlen të shikosh gjithë botën si një ndërthurje fijesh: argjend ose të kuqe, secila prej të cilave pasqyron një takim me një person të caktuar, i cili madje as nuk ka ndodhur ende.

E gjithë jeta jonë është ndërveprim me njëri-tjetrin. Edhe pse teknologjia moderne, interneti, rrjetet sociale po përpiqen të na bindin që ky ndërveprim mund të minimizohet, diçka po ndryshon në mendjen tonë kur kuptojmë se gjithçka në jetë nuk ndodh rastësisht.

Ndonjëherë universi na dërgon njerëz për të na ndihmuar në jetën tonë, edhe nëse ato nuk bëhen të rëndësishme për ne. Edhe nëse nuk mund ta parashikojmë të, ne mund të përgatitemi, për këto surpriza të jetës.

Njerëzit vijnë sepse ne kemi nevojë të zgjohemi. Këto janë ato që vijnë për një kohë të gjatë. Ndonjëherë këta janë partnerët tanë, shpirtrat binjakë.

Këto janë ato që ndryshojnë plotësisht jetën tonë. Njerëz të cilët na ndihmojnë të kujtojmë se kush jemi.

Nganjëherë në rrugën e jetës fillojmë të humbasim veten. Në kotësi dhe shqetësime të përditshme, harrojmë se kush duam të bëhemi, atë që kemi ëndërruar (dhe përsëri ëndërrojmë) se kush jemi me të vërtetë.

Ne thjesht i dorëzohemi një jete të rritur dhe të përgjegjshme, duke harruar atë që ne me të vërtetë jemi. Dhe nuk është as një vend pune, as qyteti për gjithë jetën, është shpirti dhe vizioni i brendshëm i botës. Dhe tani ka njerëz që vijnë në jetën tonë për të na ndihmuar të kuptojmë se kush jemi, në mënyrë që të fillojmë të jemi vetvetja. Njerëz të cilët janë të rëndësishëm për një çast. Kur fillojmë një bisedë me një shok udhëtimi të rastësishëm dhe nuk mund të ndalemi aspak.

Ose kur shkëmbejmë buzëqeshje me një person që ngjitet në një shkallë lëvizëse aty pranë. Dhe duket se me të vërtetë është një lloj tjetër lidhjeje.

Vetëm sepse dikush nuk qëndron gjatë në jetën tonë, nuk do të thotë që në një takim me të nuk ka asnjë lloj kuptimi.

Gjithçka e ka një kuptim.

Dhe janë këto fije të padukshme që na lidhin me njëri-tjetrin dhe e bëjnë jetën tonë dhe këtë botë më të paparashikueshme, sepse nuk e dimë kurrë se kur do të takojmë dikë, që do të na e ndryshojë jetën tonë.

Ndiqni LIVE rezultatin e zgjedhjeve në SHBA

Klikoni në linkun e mëposhtëm për të ndjekur në kohë reale rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

https://video.foxnews.com/v/5614615980001#sp=watch-live

Biden drejt Shtëpisë së Bardhë. Trump nis betejën ligjore

Joe Biden po i afrohet fitores në garën presidenciale të SHBA.

Presidenti Donald Trump ka ngritur pretendime për mashtrime, ka ngritur procese gjyqësore dhe ka bërë thirrje për rinumërim në një garë që akoma nuk po e shpall fituesin dy ditë pas mbylljes së votimit.

Me rritjen e tensioneve, rreth 200 mbështetës të Trump, disa të armatosur me pushkë dhe pistoleta, u mblodhën përpara një zyre elektorale në Phoenix, Arizona, pas thashethemeve të pabazuara se votat nuk po numëroheshin.

Protestuesit anti-Trump në qytete të tjera kërkuan që numërimi i votave të vazhdojë. Policia arrestoi protestuesit anti-Trump në New York City dhe Portland, Oregon. Mbi 100 ngjarje janë planifikuar në të gjithë vendin midis të Mërkurës dhe të Shtunës.

Gara presidenciale po përfundon në pesë shtete. Biden, 77 vjeç, ka kryesim të ngushtë në Nevada dhe Arizona ndërsa Trump, 74 vjeç, pa uljen e avantazhit në shtetet e domosdoshme për të fituar, si Pensilvania dhe Georgia, teksa numëroheshin votat me postë. Trump kishte një epërsi të ngushtë edhe në Karolinën e Veriut, një tjetër fitore e domosdoshme për të.

Trump duhet ende të fitojë shtetet ku ishte ende përpara dhe të triumfojë në Arizona ose Nevada, në mënyrë që të mos bëhet presidenti i parë në detyrë i SHBA që humbi një mundësi për rizgjedhje që nga kolegu republikan George H.W. Bush në 1992.

Edison Research i dha Biden një epërsi 243 me 213 ndaj Trump në votat e Kolegjit Zgjedhor, të cilat bazohen kryesisht në popullsinë e një shteti. Agjenci të tjera sondazhesh thanë se Biden kishte fituar Ëisconsin, gjë që do t’i jepte atij edhe 10 vota. Numri magjik për kandidatin fitues është 270 vota.

Biden parashikoi fitoren të Mërkurën dhe hapi një faqe në internet për të filluar tranzicionin në Shtëpinë e Bardhë, të kontrolluar nga Demokratët.

Trump ka kohë që kërkon të minojë besueshmërinë e procesit të votimit nëse humbet. Që nga e Marta, ai ka deklaruar në mënyrë të rreme fitoren, akuzoi Demokratët për përpjekjen për të vjedhur zgjedhjet pa prova dhe u zotua të luftojë shtetet në gjykatë.