zoom

Day ArchiveImagjinoni se ç’na pret mandatin e tretë

Këmbëngulja për të votuar ndryshimet përfundimtare në kodin zgjedhor, pa përfillur paralajmërimet më të forta që Brukseli i ka bërë deri më tani qeverisë socialiste, nuk përbën ndonjë surprizë. Ajo është në logjikën e gjërave dhe brenda strategjisë me të cilën po sillet Rama për të grabitur 25 prillin.

Hapat që ai ka hedhur deri më tani janë koherente me njëra- tjetrën.

Fillimisht, ai vendosi të ndryshojë në mënyrë të njëanshme rregullat e lojës për zgjedhjet, duke thyer një traditë që nuk e kanë prekur dot as Ramiz Alia, as Sali Berisha dhe as Fatos Nano, atë të vendosjes së tyre me konsensus mes palëve.

Pra, që këtu ai zgjodhi të jetë, njëkohësisht, edhe lojtar në fushë edhe arbitër i ndeshjes.

Me këtë logjikë vazhdoi më tej. Kur sipas marrëveshjes politike që kishin bërë, në 14 janar, opozita i kërkoi që ndryshimin e njëanshëm të Kodit Zgjedhor t’ia çonin për t’i marrë mendim OSBE- ODHIR, socialistët u telendisën me justifikimin qesharak se nuk mund t’i drejtoheshin një pale të tretë, të paanshme, pasi PD dhe LSI, nuk kishin dorëzuar një draft për atë që propozonin.

Këta të fundit e luajtën bllofin deri në fund dhe e hartuan draftin, por PS e mori atë dhe e hodhi në plehra, duke mos pranuar që konflikti të zgjidhej nga një gjykatës i paanshëm.

E njëjta fabul u përsërit edhe së fundi. Pasi presidenti i ktheu me dekret ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ai e shoqëroi aktin e tij me një kërkesë që Komisioni i Venecias të jepte opinion se cili kishte të drejtë. Edhe këtu Rama, me argumenta po aq qesharakë sa ato me të cilat Gjiknuri refuzonte gjykimin e OSBE- ODHIR-it, pretendoi se nuk kishte kohë të pritej Venecia. Megjithëse të gjithë specialistët e zgjedhjeve e hidhnin poshtë teknikisht justifikimin e mungesës së kohës, ndonëse edhe komisioneri për zgjerimin Oliver Vahrelyi dhe zëdhënësia e BE, Pisonero, e paralajmëruan të mos vazhdonte përpara pa pyetur, Rama u mbështet tek 94 votat e sigurta që ka në kuvend.

Pra, po të shihet mënyra se si kryeministri po sillet me zgjedhjet, asaj i shkon më së miri ajo batuta e filmit: “topi është i imi, penalltinë do ta gjuaj unë”. Rama vendos vetë për gjithçka, duke mos e pranuar se është njëra nga palët, po duke u sjellë edhe si konkurues edhe si juri. Ai i cakton në mënyrë jo konsensuale rregullat e lojës dhe nuk pranon që askush ta gjykojë për hilet që bën, qoftë ky ODHIR, apo qoftë ky Komisioni Venecias.

Dhe këtu nuk është vetëm halli i zgjedhjeve.

Ushtrimi i një pushteti pa arbitër dhe pa kontroll është linja unike e pandryshuar e 8 viteve qeverisje të Edi Ramës.

Ai është i vetmi kryeministër që pjesën më të madhe të kohës e ka kaluar duke shmangur pasjen mbi krye të një Gjykate Kushtetuese.

Ai është i vetmi lider shumice, që i urren aq shumë mediat kritike dhe ato që investigojnë skandalet e tij, sa ka prodhuar një ligj që po ia rrëzojnë kokë e këmbë edhe OSBE edhe Këshilli i Europës.

Ai është i vetmi udhëheqës i këtij vendi që ka zhvilluar në këto 30 vite zgjedhje moniste dhe pa opozitë.

Ai është i vetmi kryetar PS-je që zhduku nga kjo parti zgjedhjet për kryetarin.

Ai ka dy mandate që vendos, tek pullë, pa garë dhe pa rregulla se kush do djegë plehërat, se në cilën parajsë fiskale do përfundojnë paratë e Unazës së re, se te cila kliente e tij do bëjmë analizat.

Ka edhe më shumë. Po ai përcakton se cila kullë do ndërtohet në Tiranë me paratë e naftës, cila me ato të frigoriferëve dhe cila me ato që vijnë nga trafiku i drogës.

Po ai vendos edhe nëse janë ngelësa apo ekselentë studentët që i protestojnë kundër, nëse janë aktorë të talentuar apo recitues mediokër aktorët që mbrojnë teatrin, nëse janë të aftë të vrapojnë apo thjeshtë çapiten në fushë, futbollistët që nuk fillojnë kampionatin, nëse janë të gënjyer apo të mirëinformuar eurodeputetët që e kritikojnë, madje madje edhe se në ç’orare kanë të drejtë të dalin nga shtëpia pensionistët apo gratë shtatzënë, në kohë pandemie.

Pra, në këtë që ka ndodhur, nuk ka asnjë surprizë. Për Edi Ramën, për mënyrën se si ai është sjellë në pushtet është krejt e natyrshme që t’i caktojë vetë rregullat e lojës për garën zgjedhore dhe të refuzojë gjykimin e çdo lloj arbitri që mund t’i denoncojë dredhitë që po bën.

Kjo është rruga e vetme që ai ka për të mbëritur tek mandati i tretë që po e kërkon me çdo çmim. Por kjo është edhe mundësia e vetme për të gjithë të tjerët për të kuptuar se ç’do të ndodhë me jetët e tyre nëse ai e arrin këtë, duke ushtruar një pushtet të pamatë, pa fre dhe pa kontroll.

Si do të luhen ndeshjet e Superligës pas bojkotit 7-javor (Tabela)

Kategoria Superiore pas një pritjeje shumë të gjatë, do të ngrejë siparin për sezonin e ri futbollistik 2020-2021, të mërkurën e 4 nëntorit me ndeshjet e javës së parë të cilat do të luhen në dy orare të ndryshme, 13:45 dhe 16:45. Vetëm dy takime të raundit të parë do të luhen me drita dhe do të jenë duelet Teuta-Skënderbeu në Durrës dhe Vllaznia-Apolonia në Loro Boriçi të Shkodrës. Supersfida e javës së parë mes dy skuadrave pretendente për titull, Tirana-Kukësi do të luhet në orën 13:45, ashtu si edhe takimet Bylis-Laçi dhe Kastrioti-Partizani. Të 5-ta takimet e javës së parë ashtu si të gjitha ndeshjet e këtij sezoni, do të transmetohen live në Supersport.

Tirana, me shumë mungesa ndaj Kukësit. Telashe për Egbo

Shumë probleme për Tiranën në prag të debutimit në kampionat të mërkurën ndaj Kukësit, ndeshje që do të luhet në stadiumin e qytetit të Korçës ditën e mërkurë në orën 13:45. Elton Cale e ka humbur gjysmën e parë të sezonit teksa për shkak të një operacioni që ka kryer në shpatull do të kthehet vetëm në muajin shkurt. I dëmtuar është edhe talenti i mesfushës Jurgen Celhaka, ashtu si edhe maqedonasi Kristian Toshevski i cili nuk është rikuperuar ende plotësisht dhe ditën e mërkurë nuk do të jetë i gatshëm.

Dyshja Agustin Torasa dhe Idi Batha janë jashtë për katër ndeshjet e radhës për shkak të problemeve disiplinore të shfaqura në miqësoren ndaj Laçit. Ndërkohë që sëfundmi në takimin e Kupës ndaj Shkumbinit probleme ka shfaqur edhe Ismajlgeci që nuk luajti më shumë se 30 minuta. Probleme ka shfaqur edhe Kristi Vangjeli dhe për këtë arsye edhe ai është në dyshim për ndeshjen ndaj Kukësit, sfidë në të cilën trajneri Emanuel Egbo duhet të sajojë skuadrën për të hedhur në fushë një 11-she kompetitive e cila në masën më të madhe do të përbëhet nga djemë të rinj.

Tërmeti në Turqi/ 83 të vdekur e 962 të plagosur

Bilanci i viktimave të tërmetit me manjitudë 6.6 në shkallën Rihter që dogiti Izmirin në Turqi, po rritet.

Numri i viktimave ka arritur në 83.

Deri më tani 962 janë plagosur dhe 33 mijë e 434 persona kanë ngelur pa shtëpi. Tashmë puna ka mbaruar në 11 ndërtesa dhe vazhdon ende në 6 ndërtesa nga ekipi i kërkim-shpëtimit. Deri më tani Turqia është përballur me 1148 pasgoditje

Kuzhina lëvizëse dhe çadra janë vendosur në terren për të pastrehët dhe të traumatizuarit. Turqia është ndër zonat sizmike më aktive në botë, ndërsa ka pësuar tërmete shkatërruese edhe në të kaluarën.

Tërmeti i 30 tetorit e kishte epiqendrën në Detin Egje, në një thellësi prej 10 km shumë pranë ishullit grek të Samosit, por numrin më të madh të viktima dhe dëmet materiale i shkaktoi më shumë në Izmirit të Turqisë.  Në ishullin grek të Samosit, me rreth 45 mijë banorë, humbën jetën dy adoleshentë e u plagosën tetë persona të tjerë, ndërsa pati dhe një mini-tsunami.

Shqiptarët kanë mesatarisht 560 euro kredi për frymë. Tirana në krye

Shqiptarët kanë mesatarisht 69 mijë lekë ose rreth 560 euro kredi për frymë.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë dhe Instat tregojnë se kreditimi i individëve për frymë është rritur me rreth 4 mijë lekë ose 6.2% krahasuar me një vit më parë. Po të shohim të dhënat e kredisë të ndarë sipas qarqeve kryesore të vendit,

Qarku i Tiranës ka kreditimin më të lartë në raport me popullsinë, me rreth 134 mijë lekë për frymë. Me diferencë të thellë, vijon Durrësi me 48 mijë lekë për frymë dhe Vlora me 35 mijë lekë për frymë. Përveçse nga të ardhurat më të larta të individëve në këto qarqe, kreditimi më i lartë lidhet edhe me zhvillimin e tregu të pasurive të paluajtshme, i përqendruar kryesisht në Tiranë dhe në qarqet bregdetare.

Edhe në këtë produkt, Tirana kryeson dukshëm, me 97 mijë lekë për frymë ose rreth dy herë e gjysmë sa mesatarja kombëtare prej 39 mijë lekësh. Tirana ka njëkohësisht edhe peshën më të lartë specifike të kredisë për banesa kundrejt portofolit total të kredisë, me rreth 72% të totalit. Sipas kredisë për shtëpi për frymë, I dyti është qarku Durrës, me 32 mijë lekë dhe Vlora me 22 mijë lekë.

Ndërkohë, te kredia konsumatore, diferencat mes qarqeve janë më të ngushta. Mesatarja kombëtare është 20 mijë lekë për frymë dhe kreditimin më të lartë e ka sërish Tirana, me 30 mijë lekë, e ndjekur nga Durrësi me 14 mijë lekë për frymë dhe Shkodra me 12 mijë lekë për frymë.

Statistikat tregojnë se në fund të muajit shtator, portofoli i kredisë së individëve arriti vlerën e 195 miliardë lekëve ose rreth 1.6 miliardë euro.

Portofoli i kreditimit të individëve është në rritje vjetore me 5.7% dhe ka ruajtur një rritje të qëndrueshme edhe pas shpërthimit të pandemisë, i mbështetur si nga moratoriumi i pagesave, që e frenoi amortizimin e portofolit ekzistues, ashtu edhe nga një rikthim gradual i kredisë së re, sidomos në tremujorin e tretë.

Gjatë nëntë muajve, portofoli i kredisë së individëve është zgjeruar me afërsisht 9 miliardë lekë. Ndërkohë që kredia konsumatore e ka ndjerë dukshëm efektin e pandemisë, kredia për blerje të banesave ka vijuar të rritet me ritme të shpejta, sidomos në Tiranë dhe në Vlorë. Pavarësisht se çmimet vazhdojnë të rriten, shqiptarët po shfaqen gjithnjë e më të interesuar për të blerë prona dhe kredia bankare ngelet një mbështetje e rëndësishme, me një portofol aktiv prej pothuajse një miliardë eurosh.

Këtë vit vërehet një përqendrim edhe më i lartë i portofolit të kredisë në Qarkun e Tiranës. 62.3% e totalit të kredisë është dhënë në kryeqytet, nga 60.8% që ishte kjo përqindje një vit më parë. /E.Shehu

Zgjedhjet presidenciale 2020 shkaktojnë ankth tek amerikanët

Ka një gjë për të cilën demokratët dhe republikanët në Shtetet e Bashkuara mund të bien dakord: Ata janë të stresuar. Shumë. Dhe fajin për këtë e kanë zgjedhjet presidenciale 2020.

“Lajmet thjesht më bezdisin kur i dëgjoj dhe më shkaktojnë ankth në një shkallë që nuk më zë dot gjumi”, thotë Betty Mattimore, një profesioniste e shërbimeve financiare në Virxhinia e cila mbështet Presidentin Donald Trump.

“Kam shumë ankth, nuk fle mirë … Jam jashtëzakonisht e stresuar”, thotë Julie, një avokate nga shteti i Merilendit që mbështet ish-Nënpresidentin Joe Biden. “Jam aq e stresuar saqë nuk mund të flas për zgjedhjet, ose të mendoj apo të lexoj për to”. Julie i kërkoi Zërit të Amerikës të mos përdorë mbiemrin e saj për arsye privatësie.

Shumica e të rriturve amerikanë mund ta identifikojnë veten me zonjën Mattimore dhe Julie-n. Sipas një raporti të fundit të Shoqatës Amerikane të Psikologjisë, rreth 68% e të rriturve në SHBA i shohin zgjedhjet presidenciale si një burim i madh stresi në jetën e tyre.

Është një shqetësim dypartiak – 76% e demokratëve, 67% te republikanëve dhe 64% e të pavarurve ndjejnë stres.

Gjithashtu, 77% e të rriturve amerikanë thonë se janë të shqetësuar për të ardhmen e vendit.

“Ka shumë strese që njerëzit po kalojnë tani dhe të gjithë do të ndikohen, në një mënyrë ose një tjetër, nga rezultati i këtyre zgjedhjeve”, thotë Dr. Vaile Wright, një psikologe dhe bashkëautore e raportit mbi stresin e zgjedhjeve.

“Gjëra të tilla si qasja në kujdesin shëndetësor, ndryshimi i klimës, pandemia, trazirat sociale, vrasjet masive, të gjitha këto probleme kanë një ndikim vërtet domethënës në nivel kombëtar,” shton zonja Wright.

A counterprotester, left, confronts a supporter of President Donald Trump, Aug. 19, 2017, in Boston.

Përqindja e të rriturve afrikano-amerikanë që janë të stresuar për zgjedhjet është dukshëm më e lartë se sa ishte gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale, duke u ngritur nga 46% që ishte në vitin 2016 në 71% këtë vit. Dhe të rriturit me simptoma kronike kanë më shumë gjasa të raportojnë zgjedhjet si burim të stresit.

Julie, mbështetësja e zotit Biden, është e shqetësuar se si do ta përballojë gjendjen në se Trumpi fiton përsëri.

“Zgjedhjet e fundit ishin një tronditje e madhe”, thotë ajo. “Dhe vendi ka përjetuar kaq shumë trazira dhe humbje që nga ajo kohë, por unë ende ndihem e traumatizuar nga zgjedhjet. Dhe nëse kjo do të ndodhë përsëri, thjesht nuk e di se si do t’i kalojë edhe katër vjet të tjera.

“Pasiguria është një nxitës i madh i stresit. Ne jemi në një situatë të pashembullt ku pothuajse gjithçka është e pasigurt në këtë moment. Ne kemi zgjedhjet e ardhshme ku, siç e dini, kemi të ndërthurrur votimin te hershëm, dhe votimin përmes postës dhe kjo shton shumë pasigurinë”, thotë psikologia Wright.

Votimi përmes postës, mashtrimi i votuesve dhe integriteti i zgjedhjeve janë në mendjen e Brendan Mattimore, bashkëshorti ti Betty-t, gjithashtu një mbështetës i presidentit Trump.

“Jam shumë i shqetësuar dhe shumë i stresuar. … Unë gjithmonë kam besim te populli amerikan për marrjen e vendimeve dhe këto gjëra zakonisht funksionojnë, por mendoj se ka shumë të faktorë që duhet të merren në konsideratë” thotë Brendan, i cili punon si ekspert për buxhetin dhe financat. “Ka shumë hapësirë për mashtrim dhe këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme kështu që është naive të mendosh se nuk ka njerëz ose organizata që kërkojnë të përfitojnë nga kjo situate dhe të manipulojnë procesin.”

Dhe cilët beson ai se do të jenë ata që do të bënin një mashtrim të mundshëm?

“Mendoj se do të ketë më shumë nga ana demokrate,” thotë ai. “Mund të ketë disa raste edhe nga pala republikane, por thjesht nuk mendoj se do të jetë shumë i përhapur manipulimi mes republikanëve.”

Lëvizja nga një shtet më liberal të bregut lindor, në shtetin konservator të Indianës ka qenë një përvojë ndërgjegjësuese për mbështetësen e zotit Biden, Adrienne LaBorwit.

“Tani që jetoj këtu, e kuptoj se si u zgjodh Trump-i. Ndërsa, kur jetoja në (Uashington) D.C., thjesht, nuk e kuptoja, se si mund të përkrahej ai në këtë vend?” thotë zonja LaBorwit, e cila punon në sferën e zhvillimit të biznesit. “Mendoj se ata janë thjesht të lodhur nga politikanët e vjetër … gjë që nuk e ndihmon Joe Biden-in që ka qenë në Kongres për 36 vjet.”

Dhe me këtë këndvështrim të ri, vjen më shumë tension.

“Tani, e kuptoj”, thotë LaBorwit. “Njohja e këtij qëndrimi më shton ankthin.”

Ndërkohë, Betty Mattimore, mbështetëse e zotit Trump, është përqendruar në atë që do të ndodhë pas zgjedhjeve.

“Me të vërtetë shpresoj se vendi mund të ecë përpara. Megjithatë, mendoj se, kushdo që të fitojë … do të ketë një lloj kaosi pas këtyre zgjedhjeve”, thotë ajo. “E ndjej që ne kurrë nuk e kemi pranuar me të vërtetë Presidentin Trump si president pas zgjedhjeve të vitit 2016. Dhe sikur të fitojë përsëri? A do të kenë edhe katër vjet të tjera procedura për fajësimin e tij nga Kongresi? ”

“Unë thjesht dua që politikanët të qeverisin,” shton ajo. “Dua që ata të bëjnë atë që supozohet të bëjnë për vendin, për familjet. Jam lodhur nga e gjithë politika”. / Voa

Mirela Cerica, historia e stilistes shqiptare me famë ndërkombëtare

Stambolli, vendi që përmbush dëshirat e gjithkujt, qyteti që hap portat drejt bukurisë së çmuar, historisë, kulturës dhe dashurisë mes dy kontinenteve, do të mbetet gjithmonë i magjishëm dhe intrigues për të zbuluar më shumë rreth tij. Një vizitë në këtë qytet nuk mjafton që të zbuloni të gjitha sekretet e Bosforit, e megjithatë atmosfera e tij mes antikitetit dhe modernes, i lë vendin një rikthimi të domosdoshëm për të zbuluar më shumë.

Edhe për stilisten shqiptare me famë botërore, Mirela Cericën, ka ndodhur e njëjta gjë. Ajo u gjend në kryeqytetin e Turqisë në moshën 10-vjeçare së bashku me familjen e saj, e që nga ai moment, Stambolli dhe Mirela kanë një lidhje të veçantë, të ngushtë e që ushqehet dita-ditës nga dashuria dhe magjia e tij.

“U dashurova që në fillim me Stambollin. Më pëlqeu aroma, ngjyrat, njerëzit dhe Bosfori. Që nga ajo ditë, dashuria ime për Stambollin vetëm shtohet”.

E sikundër mund të hamendësohet, edhe atelieja e saj ka një vendndodhje strategjike, me pamje nga ura e Bosforit. Takimi me të ishte një gëzim i veçantë edhe për mua. Kishim kontaktuar me njëra-tjetrën, madje intervistën mund ta zhvillonim edhe online, por është ndryshe kur një personazh e takon dhe ndan me të më shumë sesa një ekran kompjuteri.

Ishte një pasdite e këndshme dhe takimi do të bëhej në sallonin e saj më të ri. Vura re se ajo po më priste sapo zbrita nga taksia, pasi atelieja e saj ishte e tëra me xhama në katin e dytë të një ndërtese të vjetër, por plot shije. Që poshtë te shkallët pikasa se do të hyja në një ambient ku mbizotëronin ngjyrat e forta, e mbi të gjitha kujtimet pa fund. Mirela më priste jo vetëm për të zhvilluar intervistën së bashku, por edhe të bisedonim pak shqip me njëra–tjetrën. Kishte veshur një kostum të bardhë elegant dhe në kokë mbante një kapelë ngjyrë portokalli (Nga biseda së bashku mësova, që ishte e fiksuar mbas kapeleve). Më ftoi të hyja brenda me buzëqeshjen që e karakterizon dhe të njihja botën e saj.

Brenda Mirelës zbulova atë vajzën e vogël beratase, që u gjend në Stamboll për shkak të rrethanave familjare, për të cilën ajo mund të rrëfejë me orë të tëra.

“Sapo pashë Bosforin, rashë në dashuri me shikim të parë me të. Diçka brenda meje më thoshte se ishte e shkruar që e ardhmja ime do të ishte në këtë vend”.

Ka dëshirë të rrëfejë pa fund se ka një familje të fortë, e cila ka qenë shtylla kryesore e jetës së saj. Sot, ajo është nëna e një vajze tre vjeçare Siena Rose (Siena – vendi i preferuar i të atit dhe Rose – trëndafilat, lulja e parapëlqyer e bashkëshortit). Ajo e shoqëron ngado, madje edhe në aktivitet e modës apo konsultat që ka me shumë rrjete dyqanesh ndërkombëtare.

Mirela vjen nga një familje me baza të forta, me dy prindër inxhinierë. I përket brezit të fundit të komunizmit në Shqipëri. Kur prindërit e saj vendosën të jetonin në Stamboll, ata nuk i treguan të vërtetën, por i thanë se do të bënin thjesht një udhëtim për t’u argëtuar. Në të njëjtën kohë, ajo ishte vajza e madhe e familjes dhe ndihej përgjegjëse porsi një “mami” për dy fëmijët e tjerë. Fëmijëria e saj është e mbushur me kujtime dhe detaje pafund. Një nga kujtimet më të hidhura për të ka qenë humbja e babait, momenti kur bëri edhe kthesën më të fuqishme në jetë, kur iu përkushtua edhe pasionit, stilimit.

Në fillim fliste vetëm anglisht dhe nuk dinte asnjë fjalë turqisht. Pasi kuptoi që turqishtja ishte e nevojshme, iu përkushtua për ta mësuar atë në mënyrë të përsosur. Donte të ndihej si të ishte një vendase, ndaj nisi të mësonte turqishten e vjetër. Paskëtaj, turqishten moderne. Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë ende që ajo është e huaj.

Me të mbaruar universitetin e Stambollit me nota të larta për Inxhinieri Kompjuterike dhe Menaxhim, Mirela ishte në kërkim të asaj që gjithmonë kishte ëndërruar: të merrej me stilim. Ndërkohë që gjatë viteve të shkollës kishte nisur të disenjonte, të merrej me copat, kallëpet, detajet, aksesorët e të qepte duke krijuar koleksionet e saj të para.

“Mbaj mend që kam nisur të krijoj veshje që në moshën 3 apo 4 vjeçare. E kam ditur gjithmonë që ky do të ishte profesioni im në të ardhmen”. Me mbarimin e shkollës, fati deshi që ajo të niste punë si menaxhere e që nga ai moment, për të nisi një jete e re e mbushur plot me sfida për të ardhmen.

Pjesën më të madhe të kohës qëndronte jashtë shtetit, si në Hong-Kong, Singapor apo edhe Paris si konsulente e markës për të cilën punonte e shumë të tjerave. Për Mirela Cericën kishte nisur një epokë e re, e cila po e afronte me ëndrrën që kishte pasur që herët në fëmijëri dhe për të cilën kishte dhe mbështetjen e të atit, engjëllin e saj mbrojtës: të krijonte imazhin dhe markën e saj.

Mirela ndoshta bën pjesë tek ata njerëz që i kanë faqet e pasaportës të mbushura plot me vula, pasi është gjithmonë në udhëtim. Atë e gjen mes Parisit, Brukselit dhe Stambollit për shkak të punës dhe çështjeve personale. Udhëtimet ndikojnë shumë në krijimtarinë e saj, ashtu si dhe forca e femrave:

“Nëse veshjet e stiluara nga unë do t’i vishnin femrat, të cilat përpiqen me forcat e tyre për ta bërë botën një vend më të bukur, më të mirë dhe më të drejtë, ato që bëjnë ndryshime shumë të vogla apo edhe të mëdha, ato të cilat përpiqen  dhe harxhojnë kohë për këtë, për mua kaq mjafton. Ato janë frymëzimi im, sido që të quhen, ato janë super femrat e mia”, më thotë Mirela duke më shoqëruar në pjesën e dytë të ateliesë së saj, kur janë dhe koleksionet më të fundit, që ajo i ka quajtur “Date Night”.

Përgjatë këtyre viteve, në një nga udhëtimet e saj të pafundme në Hong-Kong, ajo u njoh me bashkëshortin e saj francez dhe që nga ai moment, jeta e saj është e ndarë mes Parisit, Brukselit dhe Stambollit. Është një histori dashurie aq e bukur, sensuale, që ngjason shumë me ato që shohim nëpër filma.  U deshën vetëm dy ditë që jeta e saj të ndryshonte dhe ajo ndihet e lumtur për këtë. “I pari që shikon dhe miraton veshjet e mia është pikërisht ai. Kemi një lidhje shumë të ngushtë me njëri–tjetrin. Është busulla ime në çdo hap“, –më thotë me sytë që i shkëlqejnë gjatë gjithë kohës duke shtuar se dëshira për të krijuar markën e saj ishte si një fëmijë që e rriste brenda vetes. E kishte përgatitur veten shumë mirë për këtë gjë dhe po priste kohën e duhur për ta shfaqur.

“Që e vogël, kam udhëtuar shumë në disa vende të botës. Kështu u krijua stili im i modës dhe mënyra sesi unë stiloj. Historia e markës së Mirela Cericës erdhi si pasojë e veshjeve që blija në vendet që udhëtoja. Veshjeve u shtoja dhe fustanet, të cilët i qepja për vete. Marka ime iu dedikohet femrave të forta, të lumtura me veten e tyre, të cilat s’njohin kufij dhe që kanë nga një histori për të treguar.”

Ky ishte fundi i takimit tonë, por jo i fundit. Na mbetën shumë detaje të tjera të paprekura, të cilat mund t’i diskutojmë në takimin e radhës në Tiranë. Jam e sigurt se sikurse dashuria për Stambollin, sikurse dhe dashuria për artin e saj, edhe për mua do të ketë një rikthim të dytë në atelienë “ Mirela Cerica”./Living/

Sa është realisht vdekshmëria nga koronavirusi?

Koronavirusi ka rinisur “të vrapojë”. Në realitet, “vrapimi” i tij nuk është ndalur asnjëherë që nga fillimi i vitit. Por javët e fundit situata në Evropë, është përkeqësuar sërish. Këtë e tregojnë shifrat e larta të rasteve të reja ditët e fundit.

Bashkë me to janë shtuar shtrimet në spital, në repartet e kujdesit intensiv dhe vdekjet nga koronavirusi i ri. “Ne jemi dëshmitarë të një rritje të madhe dhe vërtet alarmante të rasteve dhe vdekjeve”- tha për BBC Margaret Herris, zëdhënëse e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Në Evropë, numri i viktimave pësoi një rritje me 40 për qind vetëm javën e fundit. Duke analizuar të dhënat javore, deri në mesin e muajit gusht, numri i viktimave ka mbetur i qëndrueshëm në të gjithë botën, duke filluar nga 37 deri në 41 mijë të vdekur në javë.

Më pas, numri i viktimave të koronavirusit në Evropë filloi të rritet gradualisht. Nga rreth 2600 viktima në javë në17-24 gusht, në mbi 11.700 viktima në javë në datat 19-26 tetor. Shifër e lartë, por ende larg mbi 28 mijë vdekje në javë në muajin prill.

Situata është e ndryshme nga vendi në vend. Një rritje e madhe e viktimave është vërejtur gjatë 7 ditëve të fundit në Itali, Francë, Belgjikë, Holandë, Republikën Çeke, Hungari, Slloveni, Kroaci. Por nëse numri i viktimave është i destinuar të rritet të paktën në ditët në vijim, duke marrë parasysh shtrimet në spitale, si ka ndryshuar vdekshmëria nga Covid-19 përgjatë muajve?

Ekspertët përdorin parametrin Case Fatility rate (CFR). Ai llogaritet si raporti midis vdekjeve nga Covid, dhe numrit të rasteve zyrtare të diagnostikuara me Covid-19. Rezultati është një numër që duhet marrë me shumë rezerva, kryesisht për shkak se numri i rasteve zyrtare është shumë më i ulët se i rasteve në total, që nuk arrihen të gjurmohen.

Aktualisht nëItali, vend që ka thuajse 600 mijë raste zyrtare dhe 38 mijë viktima, vdekshmëria nga Covid-19 është rreth 6.4 për qind (me vlera shumë të ndryshueshme sipas grupmoshës). Në nivelin evropian, kjo normë është rreth 2.9 për qind, ndërsa në nivel botëror rreth 2.7 për qind për momentin, sipas të dhënave të përpunuara nga projekti “OurWorldindata” i Universitetit të Oksfordit.

Faktorët që mund të ndikojnë tek CFR-ja, varen nga aspekte të ndryshme, para së gjithash nga numri i rasteve të diagnostikuara dhe vdekjeve të konfirmuara, të cilat nga ana tjetër ndikohen nga një mori faktorësh, siç përmblidhen gjithashtu nga ekspertët e Oksfordit: tendenca e epidemisë në nivelin lokal, masat e kontrollit, por dhe tiparet e popullatës, reagimi i sistemeve shëndetësore, efektiviteti i terapive.

Duke marrë parasysh këtë, dhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në CFR, vdekshmëria e përgjithshme e koronavirusit duket se po zvogëlohet muajt e fundit. Epidemiologu i Universitetit të Stenfordit Xhon Joanidhis po kryen një seri hulumtimesh mbi këtë çështje.

Sipas tij nivelet i infektimeve janë më të ulta se në pranverë, dhe se CFR ndryshon shumë nga vendi në vend, dhe maksimumi është 1.63 për qind. / Wired – Bota.al

Një histori e pabesueshme/ Gruaja që ka kaluar 230 ditë me simptoma Covid

Një grua 42-vjeçare spanjolle nisi të vërente simptomat e para të koronavirusit në 13 mars. Sot, më shumë se 200 ditë më pas, Rosalia i ka ende shqetësimet që sjell Covid-19.

Në një intervistë për agjencinë EFE, ajo thotë se ndihet si një grua 70-vjeçare:

“Marr çdo ditë ilaçe, nuk mund të punoj, vuaj nga pagjumësia dhe kam frikë për bashkëshortin dhe djalin e vogël që kujdesen për mua”, tregon ajo.

Ajo shpreson që mjekët të arrijnë të gjejnë një ilaç për të mposhtur më në fund virusin:

“Kam provuar trajtime të ndryshme, por asgjë deri tani nuk ka funksionuar. Çdo ditë jam keq, kam 230 ditë radhazi që jam keq, asnjë ditë e mirë”, shprehet 42-vjeçarja.

Nëntor i zymtë Corone

Dihej që punët do të vinin kështu: Gjatë gjithë verës gjermanët u përkundën në një ndjesi sigurie iluzore, se kaq keq sa e ka goditur pandemia ndonjë vend tjetër nuk do të ndodhë tek ne. Parë në përgjithësi kufizimet e pranverës ishin për shumicën e njerëzve të durueshme, pa harruar se një numër i madh artistësh, të vetëpunësuarish e gastronomësh kufizimet i goditën fort, shumë kishin frikë për ekzistencën.

Por opinioni i përgjithshëm u bashkua me rregullat. Në spitale dhe zyrat e shëndetësisë, punonjësit ia dolën me përpjekje të intensifikuara, aq sa u krijua përshtypja, se më e keqja kaloi. Gabim! Numri i infektimeve po rritet këto ditë me shpejtësi, dhe tani qeveria gjermane dhe kryeministrat e landeve menduan të shkelin frenat. Për një muaj rresht do të mblidhemi në shtëpi, e do të vrasim mendjen, si në pranverë.

Askush nuk e di arsyen

Nuk sjell gjë të fillosh e të kërkosh fajtorin në këtë situatë. Ka një dallim me fazën e parë të kufizimeve në mars dhe prill. Askush nuk e di me siguri, pse është kjo gjendje, por realiteti është se infektimet po shtohen. A janë fajtore partyt-private të keqpërfolura? Apo të rinjtë që kanë festuar me qindra vetë në park? Ishte vendimi i duhur të ndaloje fjetjen për udhëtarët nga zonat gjermane me numër të lartë të infektimesh, gjë që gjykatat e hodhën poshtë?

Sipas disa hulumtimeve udhëtimet nuk kontribuojnë aq në përhapjen e infektimeve. Por kryeministrat e landeve megjithatë vepruan. Kjo tregoi panikun e madh para situatës së paqartë që po afronte. Ende shifrat absolute të infektimeve janë më të ulta se në shumë vende të tjera, edhe në Europë. Por është shuar besimi, se politika si në pranverë, do ta marrë në dorë situatën me qetësi dhe mençuri.

Hotelet duhet të pranojnë në nëntor se turizmi privat ndalohet. Nga ana tjetër kush do të udhëtojë, në një kohë, kur restorantët janë mbyllur? Si restorantet e baret do të mbyllen sërish operat dhe sallat e koncerteve e evenimentet e mëdha. Kontaktet private duhen minimalizuar. Një gabim nga pranvera është kuptuar- shkollat dhe kopshtet mundësisht do të mbeten hapur. Që edhe qeveria e ka kuptuar, se sa e ashpër është kjo kohë që po vjen për ekonominë, e tregon plani, që firmat që duhet të mbyllen tani do të dëmshpërblehen me 75% të xhiros të të njëjtës periudhë në vitin e kaluar. Deri në 10 miliardë euro do të kushtojë kjo. Para të investuara mirë, sido që të jetë.

Kërkohet sens komuniteti

Do të kemi një nëntor të ftohtë e të zymtë. Ndoshta më shumë se në pranverë, tani kërkohet virtyti më i mirë demokratik: sensi i komunitetit. Vëmendje për më të dobtit, të mos lejosh të ta marrin mendjen ata që e mohojnë virusin, të cilët do t’i tjerrin tani edhe më shumë teoritë e tyre konspirative. Por gjermanët nuk i torturon Angela Merkel, as Bill Gates apo liderë të ndonjë qeverie botërore të ligë, por një vírus, rrezikshmëria e të cilit po provohet përditë.

Tani mbetet të shpresohet që nëntori i fjetur të sjellë edhe një kthesë të mirë. Me siguri këtë nuk mund ta thotë askush. Gjendja është siç është: Nuk kemi zgjidhje tjetër.

Nga Jens Thurau