zoom

Day ArchiveVaksinat kundër koronavirusit, Banka Botërore miraton fondin 12 miliardë dollarë

Banka Botërore ka miratuar 12 miliardë dollarë për t’iu ndihmuar shteteve në zhvillim që të blejnë dhe shpërndajnë vaksina për koronavirus, teste dhe trajtime tjera, me qëllim të mbështetjes së vaksinimit të rreth 1 miliard njerëzve.

“Zarfi” prej 12 miliardë dollarëve është pjesë e një pakete më të madhe të Grupit të Bankës Botërore prej rreth 160 miliardë dollarëve, për t’iu ndihmuar shteteve në zhvillim që të luftojnë pandeminë me koronavirus, ka thënë kjo Bankë përmes një deklarate.

Banka Botërore ka thënë se programet e saj urgjente për këtë pandemi janë shtrirë në 111 shtete. Qytetarët në shtetet në zhvillim po ashtu duhet të kenë qasje në vaksinën efektive kundër koronavirusit, është thënë në deklaratë. “Ne jemi duke zgjeruar dhe zmadhuar qasjen e përgjigjes së shpejtë ndaj emergjencës së COVID-19, në mënyrë që shtetet në zhvillim të kenë qasje të drejtë dhe të barabartë në vaksina”, ka thënë presidenti i kësaj Banke, David Malpass.

“Qasja në vaksina efektive dhe forcimi i sistemeve të ofrimit të shërbimeve, janë çelës për ndryshim të kursit të pandemisë dhe për t’iu ndihmuar shteteve, që po përballen me katastrofa ekonomike dhe ndikim fiskal, të ecin tutje drejt rimëkëmbjes”, ka thënë mes tjerash ai. Zhvillimi i vaksinës po konsiderohet kyç për ndalje të përhapjes së koronavirusit, i cili ka lënë të vdekur më shumë se 1 milion njerëz dhe ka sëmurë 38 milionë të tjerë, ndërkohë që ekonomitë e shkatërruara po përballen me miliona të papunë.

Lajçak në Kosovë, takon presidentin Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim emisarin e BE për dialogun, Miroslav Lajçak i cili po zhvillon vizitën në kuadër të detyrës e misionit të tij.

Thaçi pas takimit ka kërkuar nga BE që të diskutojë dhe të hedhë në tryezë mundësinë e njohjes reciproke Kosovë-Serbi.

Po ashtu Thaçi ka ripërsëritur sërish dhe madje i ka bërë thirrje BE-së që të lëvizë sa i përket liberalizimit të vizave me Kosovën.

“Para pak çastesh përfundova një takim me emisarin e BE-së, Mirosllav Lajçakun. Mund të konkludoj se bashkëbisedimi ynë dhe takimi në përgjithësi ishte takim korrekt, konstruktiv në trajtimin e gjetjes së mundësive për arritjen e marrëveshjes finale që do të nënkuptonte njohjen reciproke. Unë vazhdoj të besoj se e ardhmja e vetme e Kosovës është që ajo ë jetë pjesë e Natos dhe BE dhe në këtë drejtim BE ja duhet të lëvizë me çështjen e vizave sepse është vonuar shumë. Ky është një ndëshkim i padrejtë për qytetarët e vendit. Besoj se ka ardhë momenti që BE-ja të hidhet në tavolinë mundësia e diskutimit për njohje reciproke, pastaj çështjet tjera vijnë më lehtë dhe jo të vazhdohet me çështje teknike që i kemi diskutuar tash e 10 vite.

Shoh një koordinim më të mirë edhe të BE-së dhe ky është një mesazh i mirë edhe për ne që të jemi sa më të bashkuar”, u shpreh presidenti Thaçi.

Greqia merr vendimin, kufiri me Shqipërinë i mbyllur deri më 25 tetor

Greqia vijon të shtyjë masat kufizuese për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19. Kufiri me Shqipërinë do të jetë i mbyllur deri më 25 tetor.

Sipas vendimit të fundit të qeverisë greke, mbeten në fuqi të njëjtat masa, test negativ covid-19 jo më të vjetër se 72 orë, formulari PFL dhe kuotat e limituara në Kapshticë e Kakavijë.

Ndërkohë hyrja nga Shqipëria në Greqi lejohet vetëm mes Kapshticës e Kakavijës, por vetëm ata që janë rezidentë në Greqi, emigrantët me leje qëndrimi apo punëtorët sezonalë.

Shqipëria me financimet më të ulëta në shëndetësi

Teksa e gjithë bota është mbërthyer nga emergjenca shëndetësore për shkak të koronavirusit, Ballkani dhe veçanërisht Shqipëria po përballen me kapacitete të dobëta në sektorin e shëndetësisë, analizon Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC).

Shpenzimet publike për shëndetësinë janë të ulëta dhe shpesh në rënie në të gjithë rajonin. Në krahasim me BE, mbulimi me sigurime i shërbimeve shëndetësore mbetet i ulët.

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal vë në dukje se, shpenzimet publike në Ballkan janë më të ulëta se në BE, por Shqipëria dhe Kosova kanë një nivel shumë më të ulët se edhe mesatarja e rajonit.

Në vitin 2019, Shqipëria shpenzoi 2.9% të PBB-së për sektorin e shëndetësise, duke lënë pas vetëm Kosovën, teksa Bosnja, Serbia dhe Mali i Zi dhe Maqedonia i kishin shpenzimet për Shëndetësinë mbi 5%. Ndërsa shpenzimet mesatare të BE-së për shëndetësinë më 2019 ishin sa 7% e PBB-së. Gjithashtu numri i mjekëve dhe numri i shtretërve spitalorë mbetet dukshëm më i ulët sesa mesatarja e BE-së. Migrimi i profesionistëve shëndetësorë është shndërruar në shqetësim në rritje.

Shpenzimet e larta nga xhepi (deri ne 50% ne Shqipëri) zbulojnë mangësitë e sistemit shëndetësor dhe pamundësinë për të përmbushur nevojat e qytetarëve.

Shpenzimet nga xhepi për kujdesin shëndetësor variojnë ndërmjet rreth 1/3 dhe 1/2 të shpenzimeve totale shëndetësore në rajon. Për më tepër, nevojat e paplotësuara të kujdesit shëndetësor janë më të shpeshta në Serbi (5.8% e popullsisë, krahasuar me 2% në BE) dhe BiH (5.1% e popullsisë) ndërsa Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut me rreth 2.3% krahasohen më mirë me BE.

Qendrat e kujdesit shëndetësor janë zakonisht të shtrenjta dhe të dizajnuara për përqindje më të vogël të qytetarëve. Spitalet private ekzistojnë, por shërbimet janë të shtrenjta dhe nuk janë të hapura për publikun e gjerë.

Banka Botërore sugjeroi gjithashtu së fundmi se qeveritë e Ballkanit Perëndimor do të duhet të sigurojnë fonde për të financuar sistemet shëndetësore për t’i bërë më të forta përballë epidemive në të ardhmen. Ka rëndësi kritike që qeveritë të veprojnë pa vonesë dhe me vendosmëri për t’i mbrojtur të ardhurat për sistemet shëndetësore, po të kemi parasysh se priten epidemi të tjera në të ardhmen, lajmëroi Banka./B.H

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal:Shqipëria me financimet më të ulëta në Ballkan

Teksa e gjithë bota është mbërthyer nga emergjenca shëndetësore për shkak të koronavirusit, Ballkani dhe veçanërisht Shqipëria po përballen me kapacitete të dobëta në sektorin e shëndetësisë, analizon Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.

Shpenzimet publike për shëndetësinë janë të ulëta dhe shpesh në rënie në të gjithë rajonin. Në krahasim me BE, mbulimi me sigurime i shërbimeve shëndetësore mbetet i ulët.

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal vë në dukje se, shpenzimet publike në Ballkan janë më të ulëta se në BE, por Shqipëria dhe Kosova kanë një nivel shumë më të ulët se edhe mesatarja e rajonit.

Në vitin 2019, Shqipëria shpenzoi 2.9% të PBB-së për sektorin e shëndetësise, duke lënë pas vetëm Kosovën, teksa Bosnja, Serbia dhe Mali i Zi dhe Maqedonia i kishin shpenzimet për Shëndetësinë mbi 5%. Ndërsa shpenzimet mesatare të BE-së për shëndetësinë më 2019 ishin sa 7% e PBB-së. Gjithashtu numri i mjekëve dhe numri i shtretërve spitalorë mbetet dukshëm më i ulët sesa mesatarja e BE-së. Migrimi i profesionistëve shëndetësorë është shndërruar në shqetësim në rritje.

Shpenzimet e larta nga xhepi (deri ne 50% ne Shqipëri) zbulojnë mangësitë e sistemit shëndetësor dhe pamundësinë për të përmbushur nevojat e qytetarëve.

Shpenzimet nga xhepi për kujdesin shëndetësor variojnë ndërmjet rreth 1/3 dhe 1/2 të shpenzimeve totale shëndetësore në rajon. Për më tepër, nevojat e paplotësuara të kujdesit shëndetësor janë më të shpeshta në Serbi (5.8% e popullsisë, krahasuar me 2% në BE) dhe BiH (5.1% e popullsisë) ndërsa Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut me rreth 2.3% krahasohen më mirë me BE.

Qendrat e kujdesit shëndetësor janë zakonisht të shtrenjta dhe të projektuara për përqindje më të vogël të qytetarëve. Spitalet private ekzistojnë, por shërbimet janë të shtrenjta dhe nuk janë të hapura për publikun e gjerë.

Banka Botërore sugjeroi gjithashtu së fundmi se qeveritë e Ballkanit Perëndimor do të duhet të sigurojnë fonde për të financuar sistemet shëndetësore për t’i bërë më të forta përballë epidemive në të ardhmen. Ka rëndësi kritike që qeveritë të veprojnë pa vonesë dhe me vendosmëri për t’i mbrojtur të ardhurat për sistemet shëndetësore, po të kemi parasysh se priten epidemi të tjera në të ardhmen, lajmëroi Banka.