Aplikacion
Ekziston një arsye në mesin e shumë të tillave, pse përvojat afër vdekjes, ngjallin frikë tek njerëzit: Ato duket se na japin një pamje të “Syrit të Zotit”, mbi atë që ekziston përtej botës që njohim. Ato na çojnë në skajin e Universit.
Teksa nuk është saktësisht një term shkencor, shumica prej nesh kanë një kuptim të dakorduar mbi atë që do të thotë termi “përvojë afër vdekjes” (Neart Death Experience, NDE). Sigurisht, një NDE zhvillohet në një “kontekst pranë vdekjes”, pra në një situatë në të cilën jeta e një personi është në rrezik.
Shumica e atyre që i kanë studiuar apo diskutuar ato që mund të quhen NDE, thonë se përvoja duhet të ndodhë kur individi nuk është i vetëdijshëm. Dhe ka një numër të konsiderueshëm të këtyre aspekteve:përvoja e daljes “jashtë trupit”, në të cilën personi duket se po fluturon mbi trupin e tij, dhe madje mund ta shohë atë; një lloj përmbledhje e shkurtër e jetës; këshilla nga të të afërmit e vdekur, apo nga figura fetare të nderuara drejt një fushe “të ruajtur” (një dritë në errësirë, një fushë e mbyllur ose e rrethuar, apo që ndodhet në anën tjetër të një lumi).
Shumë njerëz që kanë pasur një përvojë të NDE, janë transformuar rrënjësisht. Ata janë më pak të shqetësuar për vdekjen, më shumë shpirtërorë, dhe më shumë pro-socialë (si dhe më shumë të shqetësuar mbi moralin e veprimeve të tyre).
Këto lloj përvojash, janë raportuar përgjatë gjithë historisë dhe kulturave njerëzore. Ato varen pjesërisht nga të dhënat e situatës jetësore të një individi, nga feja dhe kultura, por ekzistojnë edhe elemente të përbashkët. Për shembull, figurat fetare mund të jenë të ndryshme.
Një i krishterë do të shihte figura të krishtera, një budist figura murgjish budistë etj. Por në një nivel më të thellë, ka këshillime nga figura të respektuara, një udhëtim të drejtuar nga mentorë të besuar, nga të njohurit deri tek të panjohurit. Këtë herë është ndoshta rrugëtimi më marramendës, nga jeta në vdekje.
Në litaraturën popullore, NDE-të interpretohen gati gjithmonë si dikuri “mbinatyrale”. Ato interpretohen sikur tregojnë (ose “vërtetojnë?”), se mendja nuk është e njëjtësuar me trurin, dhe ajo mund të vazhdojë të ekzistojë edhe pasi truri ndalon së funksionuari.
Dhe gjithashtu, se mendja ka kontakte të një lloji të veçantë me një sferë “qiellore” dhe jo fizike. Titujt e librave bestseller mbi NDE, pretendojnë se “parajsa është e vërtetë”, apo se ne e kemi një “provë të ekzistencës së parajsës”. Mjekët dhe neuroshkencëtarët që shkruajnë mbi këto çështje, pretendojnë se NDE-të ofrojnë “prova të jetës së përtejme” dhe “ekzistencës e vetëdijes njerëzore përtej kësaj jete”.
Ata e mendojnë atë si një biletë udhëtimi për në Vendin e Mirë, si një udhëtim drejt një jete tjetër. Unë nuk e mohoj atë që raportojnë shumë njerëz, se kanë përjetuar një përvojë afër vdekjes. Ata i kanë përjetuar vërtet këto përvoja, ashtu si njerëzit që shohin ëndrra.
Pra, NDE-të janë reale në kuptimin e “autentikës”, ato ndodhin vërtet. Askush nuk duhet ta mohojë këtë. Ta bësh këtë, do të ishte një mungesë respekti për miliona njerëz, që raportojnë se i kanë parë. Por këtu ka një problem:saktësia. A janë NDE-të, përshkrime të sakta të një realiteti të jashtëm?
Pra a japin NDE-të, dëshmi të ekzistencës së parajsës? Unë besoj se jo. Asnjë prej argumenteve nuk është bindës. Në këtë botë, njerëzit mund të shohin ëndrra dhe halucinacione që u ngjajnë ngjarjeve reale. Ka përvoja të forta dhe transformuese të shkaktuara nga konsumi i substancave psikodelike. Të gjitha këto përvoja, e paraqesin përmbajtjen e tyre si “ultra-reale”.
Ky është një tipar i njohur i çdo përvoje shpirtërore, dhe NDE-të janë një lloj përvoje shpirtërore. Njerëzit në mbarë botën kanë një besim të sinqertë, dhe janë absolutisht të sigurtë në fetë e tyre. Por ky sinqeritet dhe kjo siguri, nuk beson se besimet fetare janë të vërteta, dhe se ato interpretohen fjalë për fjalë.
E si mund të jenë të gjitha të vërteta, duke pasur parasysh ndryshimet e tyre rrënjësore? Po kështu ndodh edhe me NDE-të. Argumentet mbi interpretimet mbinatyrale të NDE-ve, kanë disa probleme. Shumë nga përkrahësit më të dukshëm të kësaj ideje, që promojnë ekzistencën e një jete të përtejme janë mjekë.
Këtu përfshihen neurokirurgu Eben Aleksandër, kardiologu Pim Van Lomel; dhe onkologu Xhferi Long. Është e rëndësishme të theksohet se përfundimet e tyre nuk janë mjekësore, por filozofike. Idetë se mendja mund të ndahet nga trupi, dhe të ketë kontakte me një mbretëri qiellore nuk janë qartazi përfundime mjekësore, dhe mjekët nuk kanë ndonjë autoritet të veçantë mbi këtë çështje.
Tek e fundit ata janë mjekë, dhe jo metafizikantë. Unë i besoj mjekut kur ai interpreton analizat e mia të gjakut, por jo kur më thotë se shpirti e braktisi për një fare kohe trupin tim kur unë isha nën anestezi. Është e habitshme sesi disa mjekë, përdorin një logjikë të tillë. Ata janë të fiksuuar në një lloj vizioni të tuneli të dritës.
Do të ishte e dëshirueshme të kishte një interpretim më të arsyeshëm të NDE-ve:që ato ndodhin vërtet dhe që janë të sakta. Unë propozoj që ne t’i interpretojmë NDE-të si thelbësisht dhe kryesisht si udhëtimet tona nga jeta në vdekje. Shumica e NDE përshkruajnë një udhëtim drejt një mbretërie të imagjinuar, por jo një kalim të suksesshëm në të.
Ashtu si në letërsinë që trajton temën e jetë së përjetshme, si Epi i Gilgameshit, Miti i Tantalit ose kërkimi i Burimit të Rinisë së Përjetshme, ne i afrohemi gjithnjë aq pranë, por vetëm kaq. Me NDE ne mbërrijmë deri tek porta, por nuk kalojmë matanë; ne arrijmë në skajin e Universit, por ndalemi atje.
NDE-të nuk tregojnë se ekziston një jetë e përtejme, por që është e mundur të vdesësh mirë, i rrethuar nga shoqëri e këndshme. Mund të vdesim të vetmuar, në spitale sterile dhe të ftohta. (Ka NDE negative.) Ose mund të vdesim në një mjedis më njerëzor, të rrethuar nga njerëzit tanë të dashur.
Kësisoj përvojat pranë vdekjes janë të vërteta në të dyja shqisat:Ato ndodhin vërtet, dhe e portretizojnë saktësisht këto mundësi. Këto përvoja janë të rëndësishme sepse na kujtojnë mundësinë e vdekjes së qetë.
Ne nuk kemi pse të pranojmë ekstremet:që NDE-të nuk ndodhin të vërtet, apo që ato vërtetojnë se parajsa ekziston. Ata na tregojnë diçka të thellë dhe të bukur për vdekjen. Ato na ofrojnë një shpresë të vërtetë dhe jo të rreme, në përballjen me pjesën tjetër të rrugëtimit tonë, çfarëdo qoftë që na sjell ai.
Nga John Martin Fischer, filozof amerikan. / “GulfNews” / Marrë nga Bota.al
Historia e Njutonit me mollën/ Si lindi ligji i gravitetitHistoria e mollës së Njutonit është një nga historitë më të njohura dhe më të përhapura në historinë e shkencës. Sipas besimit popullor Njutoni gjendej poshtë hijes së një peme me mollë duke menduar kur një mollë i bie mbi krye dhe i dha idenë e parë të ligjit të gravitetit. Dorëshkrimi që lidh historinë sesi shkencëtari britanik frymëzoi teoritë e tij duke nisur nga molla e famshme, moment i njohur ndryshe si “eureka” e Njutonit (1643-1727), bën pjesë në një biografi të shkencëtarit të shkruajtur nga miku i tij William Stukeley në 1752. Në janar të2010 ky dorëshkrim doli në dritë për herë të parë nga arkivat e“Royal Society” të Londrës.
Deri më tani ishte mbajtur e fshehtë në fondet shkencore antike londineze deri në 350 vjetorin e tij të lindjes. Me këtë rast u vendos publikimi i dokumentit të famshëm përmes faqes në rrjet. Martin Rees, president i organizatës në momentin e publikimit pohoi se biografia e Stukeley-it është një instrument i vyer për historianët shkencorë dhe siguroi se këtë dokument mund ta shohë kushdo. Sipas Martin Rees, biografi i Njutonit William Stukeley ishte mik i shkencëtarit dhe ishte dëshmitar i refleksioneve të tij rreth teorisë së gravitetit. Të dy shpesh uleshin nën hijen e mollëve që gjendeshin në kopshtin e shtëpisë së tij dhe kalonin orë duke reflektuar dhe debatuar mbi aktualitetin shkencor të momentit. Në një fragment të librit “Jeta e sir Isaac Newton” Stukeley shkroi: “Më tha se ishte në atë gjendje kur nocioni i gravitetit i erdhi në mendje. Ishte diçka e shkaktuar nga rënia e mollës, ndërsa qëndronte i ulur dhe mendueshëm.
Pse kjo mollë gjithmonë bie vertikalisht në tokë? – pyeti ai me vete.” Edhe me këtë informacion që sjell ky dokument të shumtë janë ata që dyshojnë vërtetësinë e kësaj historie. Disa mendojnë se historia e mollës ishte një shpikje e vogël e Njutonit për të përmirësuar historinë e tij dhe për të rritur famën e vet, të tjerë besojnë se molla e famshme është një metaforë, meqë ky frut është i lidhur prej kohësh me simbolin e njohjes, atë që kafshoi Eva. Sido që të jetë molla mbolli farën e gravitetit tek Njutoni. Shkencëtari britanik ishte një nga mendimtarët më të rëndësishëm dhe më të respektuar të epokës dhe ka mbërritur deri në ditët tona si një legjendë. Është pikërisht ajo që Alexander Pope shkroi në epitafin e tij: “ Natyra dhe ligjet e saj ishin të fshehura në errësirë. Zoti tha: ‘Le të bëhet Njuton!’ dhe u bë dritë.” / bota.al
Foto të rralla/ Si ishte Notre Dame në vitet 1800Guri i parë i Katedrales së Notre-Dame, në Paris, u vendos nga Papa Aleksandri III, në vitin 1163, i cili inauguroi punën ndërtimore të një vendi adhurimi hyjnor në qendër të qytetit. Që atëherë kisha u restaurua dhe u rindërtua shumë herë, fillimisht e dëmtuar nga shenjat e kohës dhe më pas nga revolucionet, mbi të gjitha nga ai Francez, por edhe Komuna e Parisit e vitit 1871 (ndër të tjera).
Katedralja e Notre Dame, në sajë të faktit që është simbol universal i qytetit dhe i krishterimit në përgjithësi, gjithmonë është rindërtuar dhe restauruar, ndonjëherë me përmirësime estetike dhe të tjera me ndërhyrje përkeqësuese, duke mbetur një simbol në mendjen e të gjithë atyre të cilët kanë vizituar kryeqytetin francez.
Më poshtë disa fotografi shumë të vjetra të Katedrales, që u përkasin viteve 1800.
Shqipëria pa futboll/ Liga vijon bojkotin, qeveria e injoronNuk ka ende një datë për kthimin në fushë të skuadrave të Kategorisë Superiore. Përkundrazi, anëtarët e Ligës Profesioniste të Futbollit, të paktën shumica e tyre, kanë vendosur që bojkoti të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesa nga ana e qeverisë.
Në mbledhje ne sotme, të mbajtur në ambientet e “Air Albania”, është votuar nga presidentët për vazhdimin e bojkotit.
Në fund të mbledhjes, presidenti i Ligës Profesioniste, Edvin Libohova, mësohet se është shprehur shkurtimisht:
“Pas diskutimeve u vendos që të vazhdojnë, deri në momentin e zgjidhjes së kërkesave. Jemi në pritje të një takimi me qeverinë. Vendimi për të vazhduar bojkotin ishte unanim.”
Qëndrimi i palëve (Ligë Profesioniste dhe qeveri) pa lëvizur nga llogoret përkatëse, vetëm sa e thellon hendekun mes palëve. Ata që e pësojnë janë tifozët, që nuk shohin futboll, por edhe futbollistët apo pjesëtarët e stafeve, që pa zbritur në fushë rrezikojnë të mos paguhen në bazë të kontratave që kanë nënshkruar.
Migjen Basha rikthehet në Europë dhe riniset nga Neuchatel Xamax. Ish-mesfushori i kombëtares zvicerane është zyrtarizuar si përforcimi më i ri i skuadrës së Challenge League tek e cila vjen pas eksperiencës në Australi me Melbourne Victory. Basha i cili për pjesën më të madhe të karrierës së tij është aktivizuar në Itali, do të luajë për herë të tretë në Zvicër pas eksperiencave me Laussane dhe Luzern, ndërsa ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me Xamax. Shkon në 4 numri i lojtarëve që dhanë kontributin e tyre në kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2016-të dhe që tashmë aktivizohen në kategorinë e dytë zvicerane, sepse Shkëlzen Gashit që luan me Aarau, Burim Kukelit që aktivizohet te Kriens dhe Ermir Lenjanit që luan me Grasshoppers u është shtuar edhe Migjen Basha. Gjatë viteve të fundit me Xamax janë aktivizuar edhe të tjerë futbollistë shqiptarë si Arbnor Fejzullahi apo Taulant Seferi që luajti sezonin e kaluar në huazim nga Young Boys.
Messi apo Guardiola, kush i fitoi trofetë te Barcelona?Barça arriti kulmin e saj rreth një dekadë më parë, gjatë kohës kur drejtohej nga Pep Guardiola, por ka nga ata që besojnë se puna e trajnerit nga Santpedori, tani në krye të Manchester City-t, është e mbivlerësuar dhe se sukseset e asaj skuadre erdhën falë Leo Messit.
I këtij mendimi është Felix Magath, ish-trajner i njohur në Bundesligë, aktualisht drejtor sportiv i Admira Wacker në Austri, i cili dha një intervistë për “Sport Bild”, ku injoroi Guardiolën dhe vlerësoi Messin.
“Ishte Messi ai që fitoi tituj, jo Guardiola. Pa Messin, ky sistem kurrë nuk do të kishte funksionuar me kaq sukses për Guardiolën. Përndryshe, ai do të kishte fituar Ligën e Kampionëve me Bayernin ose Manchester City-n shumë kohë më parë. Ai fitoi vetëm falë Lionel Messit, i cili mund të ndryshojë një ndeshje nga hiçi”, – tha Magath, i cili gjithashtu analizoi se loja e ekipeve të Guardiolës është “e mërzitshme”.
“Kjo lloj loje funksionon vetëm nëse ke lojtarë teknikisht më të mirë se rivalët e tyre. Për spektatorin, të kesh topin dhe ta vërtitësh është thjesht e mërzitshme. Një ekip i nivelit të lartë nuk ka nevojë për atë,”- shtoi Magath, tri herë kampion i Bundesligës si trajner (një herë me Wolfsburgun dhe tri herë me Bayernin).
Drogë, drogë, drogë! Kanabisi nga Shqipëria mbyt EuropënNjë anije me 1.2 ton kanabis u kap në brigjet e Marmario Mani, në Greqi. Trafikantët kishin zgjedhur një zonë shkëmbore të Peleponezit për të mos u zbuluar. Por qëndrimi i anijes në këtë zonë ngjalli dyshime te roja bregdetare greke. Kontrolli i policëve kufitarë zbuloi ngarkesën, me vlerë 2 milionë euro.
Kapiteni i anijes, një shtetas i huaj, kombësia e të cilit ende nuk dihet, u arrestua. Anëtarët e tjerë të ekuipazhit, pjesëmarrës në trafik, ishin zhdukur para mbërritjes së policisë. Mediat greke thonë se anija e ka marrë ngarkesën me kanabis në Shqipëri. Pretendimi, gjithëshesi nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Por kush vend prodhon kaq shumë kanabis për Europën?
Për vite me radhë Maroku ka qenë një prodhues i rëndësishëm për tregun europian, por trafikantët kanë pasur gjithnjë si rrugë transporti brigjet e Spanjës.
Vitet e fundit, të paktën prej vitit 2016, tonelatat e drogës që po mbysin Europën vijnë nga Shqipëria.
Kanabisi shqiptar konsiderohet më cilësor, ndërsa kultivimi është lehtësuar në maksimum gjatë viteve të fundit. Ka pretendime se gjithçka është bërë me bekimin e autoriteteve. Qeveria e ka mohuar vazhdimisht fenomenin.
Mediat shkruajnë se raporte të shërbimeve inteligjente, shqiptare e të huaja, kanë ngritur shqetësimin për përfshirjen e policisë në trafik. Një ish –drejtor policie, ai i Vlorës, është në burg.
Ish –ministri i Brendshëm në periudhën 2013-2017, Saimir Tahiri, po përballet në gjykatë me akuzat për shpërdorim detyre dhe përfshirje në një organizatë të trafikut të kanabisit e drogave të forta.
Shqipëria, thonë raportet ndërkombëtare si ai i Agjencisë së OKB-së për drogat, është një ndër furnizuesit kryesorë të kanabisit në Europë. Qeveria u mburr një vit më parë se kultivimi kishte rënë. Por këtë vit situata duket se ka ndryshuar.
Gazetarë të ndryshëm investigativë kanë publikuar filmime të parcelave me kanabis në zona të ndryshme të vendit. Çmimi i kanabisit, thonë gazetarët investigativë, ka ndryshuar po ashtu, duke përsuar një rritje deri në 1 600 euro për kilogram në momentin që shitet në parcelë.
Prokurorë të antimafias italiane, e cila është e përfshirë fuqimisht në luftën kundër trafikut të kanabisit, e cilësuan kanalin e Otrantos në përiudhën 2016 -1017, si autostradë të drogës.
Guardia di Financa monitoron me avionë të posaçëm zonat ku dyshohet se kultivohet kanabisi, por monitorimi është i kufizuar, pasi avionët e saj fluturojnë vetëm në koordinatat që u japin autoritetet.
Nëse pretendimet për përfshirjen e autoriteteve në kultivimin e kanabisit janë të vërteta, atëherë monitorimi nga ajri me koordinatat e dhëna prej tyre është i kompromentuar.
Por pavarësisht shifrave që jep qeveria për luftën kundër kanabisit, sasitë që kapen nga policitë e vendeve fqinje apo të Europës, dëshmojnë për një situatë tjetër, se kanabisi vijon të kultivohet në sipërfaqe të mëdha në Shqipëri dhe se grupet kriminale që e kontrollojnë këtë “industri” miliarda eurosh, vijojnë të kenë terren të përshtatshëm për aktivitetin e tyre. /Zoom.al
A është i pashmangshëm një izolim i dytë?
Nuk është habi që shumë vende evropiane po përballen përsëri me rritje të rasteve të koronavirusit – kjo është pikërisht ajo që kishin parashikuar studiuesit. Modelimi në Mars nga Mark Woolhouse në Universitetin e Edinburgut, Mbretëria e Bashkuar, sugjeronte që një bllokim dy-mujor në Mbretërinë e Bashkuar do të çonte në ulje të rasteve dhe një rritje të vogël gjatë verës, para se të kërkoheshin masa të reja në fund të shtatorit. Gjë që përafërsisht ka ndodhur. Modele të tjera parashikonin zhvillime të ngjashme. “Unë nuk po pretendoj të jem parashikues, por është një skenar që ishte i parashikueshëm”, thotë Woolhouse.
Shpejtësia dhe madhësia e valës në Evropë ka qenë një surprizë. “Çdo epidemiolog i sëmundjeve infektive ka pritur një rritje të madhe, por ka qenë më e madhe dhe më e shpejtë, sesa do të kishte pritur shumica prej nesh “, thotë Paul Hunter në Universitetin e East Anglia. Ndërsa ne nuk e dimë sa e madhe do të jetë epidemia këtë herë në Mbretërinë e Bashkuar, ai thotë se ndoshta do ta bëjë situatën e marsit dhe prillit që të ngjajnë si diçka e vogël. Vdekjet mund të jenë më të ulëta këtë herë, shton Hunter, për shkak të një përqindje më të lartë të të rinjve që preken dhe trajtimeve më të mira.
Pyetja kryesore tani është nëse izolimet janë të pashmangshme dhe, nëse po, a do të ndryshojnë ato nga hera e parë? Izraeli është i vetmi vend me të ardhura të larta që ka filluar një izolim të dytë të plotë kombëtar. Filloi në 18 Shtator, me një shtrëngim të mëtejshëm të kufizimeve një javë më vonë. Eshtë shumë shpejt për të ditur ndikimin e këtij izolimi.
Disa vende, përfshirë Australinë dhe Mbretërinë e Bashkuar, kanë vendosur për bllokime lokale kur rriten rastet. Më 22 shtator, Anglia njoftoi masa modeste rreth orëve të mbylljes së pubeve dhe numrit të njerëzve në dasma, diçka kjo shumë larg një izolimi total. Kryeministri britanik Boris Johnson e bëri të qartë se ai nuk dëshironte një bllokim të plotë, por nuk e përjashtoi një të tillë. Ashpërsia e një bllokimi të dytë mund të varet nga sa mirë vendet e menaxhuan izolimin e parë.
“A është izolimi i pashmangshëm? Eshtë i pashmangshëm nëse nuk keni vepruar si duhet herën e parë”, thotë ai. “Vendet që e kanë situatën nën kontroll që nga fillimi – Zelanda e Re, Singapori, Koreja e Jugut – jo vetëm që janë kthyer në normalitet shumë më mirë, por edhe kur kanë pasur një tjetër shpërthim, e kanë kontrolluar atë”.
Rastet e reja po rriten shumë më shpejt në Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Spanjë sesa në Itali dhe Gjermani. Ekspertët mendojnë se ritmet e ndryshme janë për shkak të ndryshimeve në testimin dhe gjurmimin, demografinë, mesazhet e shëndetit publik, por gjithashtu, më e rëndësishmja, sjelljen publike dhe pajtueshmërinë me kufizimet që mbetën në fuqi, pas izolimit. Në Angli, studiuesit kanë zbuluar se respektimi i udhëzimit për vetë-izolim ishte “i dobët”, me vetëm një të pestën e njerëzve me simptoma që u vetë-izoluan plotësisht. Studime të tjera kanë zbuluar sjellje të ngjashme.
Masat e fundit të shpallura nga Johnson, të cilat përfshijnë gjithashtu inkurajimin e njerëzve për të punuar nga shtëpia nëse munden, shihen nga shumë studiues si shumë pak, shumë vonë dhe nuk ka gjasa të bëjnë shumë për të parandaluar që rastet në Angli të dyfishohen çdo javë. Për shembull, mbyllja e lokaleve në orën 22:00 është një ndryshim kaq modest, sa është e pamundur të modelohet, thotë Woolhouse. “Ne po i afrohemi kufizimeve më të rrepta”, thotë Griffin.
Kufizime të tilla mund të jenë më të shënjestruara, sesa izolimet e rrepta të marsit, prillit dhe majit. “Nuk mund të presim që një bllokim i dytë të jetë identik me të parin, që do të thotë se nuk kemi mësuar asgjë”, thotë Woolhouse. Eshtë e pamundur që kombet të kthehen në udhëzimet që të gjithë të qëndrojnë në shtëpi, përveç se kur bëjnë blerje thelbësore dhe ushtrime të kufizuara jashtë shtëpisë.
Ndalimi i grumbullimeve të panevojshme në mjedise të brendshme dhe përzierja me familje të tjera – gjëra që Skocia tashmë i ka bërë – janë hapa të ndjeshëm, thotë Griffin. Hunter pret që industria e hotelerisë në Mbretërinë e Bashkuar të mbyllet përsëri.
Shkencëtarët kanë mësuar se virusi transmetohet dobët jashtë dhe se, megjithëse fëmijët e transmetojnë virusin, ata nuk po e prijnë epideminë, shton Hunter. “Implikimi i qartë i kësaj është që ne, nuk duhet të jemi shumë kufizues në aktivitetet në natyrë. Dhe nuk kemi nevojë të mbyllim shkollat”.
Ndërsa disa epidemiologë mendojnë se strategjia e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar është që të vazhdojë shtypjen e virusit derisa të kemi në dispozicion një vaksinë, të tjerët vënë në dyshim se sa i qëndrueshëm është ky objektiv. Woolhouse thotë se, sapo të relaksohet grupi tjetër i kufizimeve, një valë e tretë është një skenar i besueshëm.
Në javët e fundit, ka pasur diskutime nëse është koha për të kërkuar alternativa për të shtypur epidemitë e vendeve të ndryshme. Si mund të jenë këto strategji? Njëra është mbrojtja më e mirë për ata që e dimë se janë më të prekshëm nga sëmundja: personat mbi 65 vjeç dhe ata me sëmundje ekzistuese. Vende të tilla si Mbretëria e Bashkuar kanë filluar testime të rregullta për punonjësit e azileve, për të mbrojtur banorët. Por një skemë ekuivalente e testimit për kujdestarët, bashkëshortët dhe të tjerët në kontakt të ngushtë me njerëz të dobët në komunitet ende nuk është vendosur. Kryerja e miliona testeve në ditë, siç ka propozuar Mbretëria e Bashkuar, mund të jetë një mundësi tjetër. Por kjo nuk ekziston ende.
Në planin afatshkurtër, thotë Woolhouse: “Gjithçka që na mbetet është rritja e distancimit social, izolimi i pjesshëm”. Por gjithë sa kjo strategji do të bëjë në planin afatmesëm është shtyrja e problemit, beson ai.
Një hap që qeveritë mund të ndërmarrin janë mesazhet dhe ndërhyrjet që janë më të përshtatura për individët, thotë Hunter. “Eshtë e besueshme që mund të kemi diçka të tillë, si ndërhyrjet e personalizuara të shëndetit publik”, thotë ai. “Nëse jeni femër, e bardhë, e aftë, 64 vjeç pa ndonjë sëmundje para-ekzistuese, atëherë ndoshta nuk jeni në grupin e prekshëm. Nëse jeni një profesor mashkull mbipeshë, i bardhë, sigurisht që jeni më të rrezikuar. Nëse jeni me një prejardhje [me ngjyrë, aziatike dhe pakicë etnike] dhe keni diabet, ju jeni edhe më të rrezikuar. Duhet të ketë një mënyrë për të qenë pak më të fokusuar”. / New Scientist – Bota.al
Adriano Çelentano, thirrje të rinjve: Ajo që bëni është çmenduri masiveAdriano Celentano ka botuar sot në faqet e tij në Instagram dhe Facebook «L’inessistante», një video e cila u drejtohet atyre të rinjve që nuk respektojnë rregullat e distancimit social, dhe ku, falenderon edhe një herë mjekët që na kanë mbajtur për dore deri këtu.
“Hej vajza dhe djem, unë mendoj se është koha për të ecur përpara! Unë u drejtohem mbi të gjitha të rinjve. Ata që të ri kanë vetëm fizikun, por për pjesën tjetër: janë shumë të moshuar për karakterin tim.
Duhet të më falni – vazhdon Çelentano – por është diçka që unë gjithmonë e kam menduar që kur isha i ri fizikisht, si ju.
Sot jam 82 vjeç vjet dhe për moshën që kam, duhet të më mbani në krahë dhe të më përkëdhelni siç bëhet me vogëlushët, sepse vetëm duke përkëdhelur mua, do të arrini të hidhni tutje idiotësitë që thonë mohuesit.
Dhe nuk e kam fjalën vetëm për ata që në mënyrë kriminale mohojnë shfarosjen e hebrenjve nga nazizmi, aq më pak u referohem debateve mediko-televizive. Shyqyr që kemi mjekët, nëse nuk do të ishin ata që të na mbanin për dore në këtë rrugëtim dramatik, do të ishim edhe më rrugëhumbur se sa ata… ata të rinjtë”.
“Pra, mohuesit e vërtetë janë “ata të rinj” që pa maska, për të shfaqur një provë force, që është pak të thuash e pamend, mblidheni në grupe të rrezikshme pa minimumin e distancimit social, duke marrë dhe nxjerrë frymë mbi njëri tjetrin… dhe këtë e quani kurajë?
Jo. Kjo është marrëzi masive. Sigurisht, nuk duhet të na kapë paniku, siç thonë me të drejtë mjekët, duhet të dalim nga shtëpia dhe të takohemi, të mbajmë shoqërinë, të mos ndalemi së studiuari, së punuari, së bëri gjithçka sikur virusi të mos ishte, sepse nëse ekonomia shembet, nuk do të vdesim nga virusi, por edhe nga uria”.
Dhe në fund, konkluzioni i Çelentanos:
“Prandaj kemi një objektiv për të arritur. Ndoshta më i rëndësishmi i historisë. Sepse do të jetë ai i fitores. Dhe mënyrën si fitohet e dimë: duhet të respektojmë 100 përqind rregullat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Duhet ta bëjmë absolutisht. Përndryshe, ju djem dhe vajza që grumbulloheni, as nuk e keni idenë për atë që mund të ndodhë. Por unë kam besim tek ju!”
Papunësia si rrezik globalÇdo vit World Economik Forum (WEF) hulumton rrreziqet, që i kanosen ekonomisë në pjesë të ndryshme të botës si dhe pasojat që mund të kenë ato ndaj këtyre rajoneve. Organizata me seli në Gjenevë për raportin e saj Regional Risks for Doing Business survey pyet mbi 12.000 menaxherë dhe drejtues në ekonomi në mbarë botën se si e vlerësojnë ato riskun. Sivjet në krye të listës sërish ka dalë një ndër të njohurat e vjetra, rreziku i papunësisë masive.
Kryesisht në jug të Azisë dhe në vendet jugore të Saharasë dominon frika prej papunësisë masive në dhjetë vitet e ardhëshme, sikurse pohojnë me shqetësim të intervistuarit. Por edhe në Amerikën Latine dhe në Karaibe ky shqetësim është në rendin e dytë në listë, ndërsa në Europë në rend të tretë. Pasojat ekonomike të pandemisë Corona duket të jenë edhe më të rënda se vetë pandemia, sipas vlerësimit të ekspertëve të ekonomisë në shumë rajone të botës.
Sëmundjet infektive në mbarë botën konsiderohen në përgjithësi si rreziku numër dy.
Corona dhe rreziqet afatgjata
Lidhur me rezultatet e studimit, Saadia Zahidi, drejtor menaxhimi pranë World Economic Forum thotë, se “tronditja që pëson punësimi prej pandemisë, rritja e automatizimit dhe kalimi në një ekonomi më ekologjike e ndryshojnë në mënyrë fondamentale tregun e punës”.
Faktikisht edhe FMN-ja së fundi tërhoqi vëmendjen se pandemia Corona do të shkaktojë një recesion të rëndë global. Kjo do të bëjë që të rritet varfëria dhe papunësia. Në parashikimin e koniunkturës nga FMN për vitin 2020 pritet një rënie e rendimentit ekonomik botëror me 4,9 përqind. „Një rënie globale e ekonomisë nënkupton një goditje katastrofike për tregun e punës”, shpjegon FMN-ja. Të prekur janë kryesisht të punësuarit më të varfër dhe me më pak arsimim, të cilët në përgjithësi nuk mund të punojnë nga shtëpia.