Aplikacion
3 mijë lekë. Kjo do të jetë vlera e gjobës për ata që do të kapen pa maska në rrugë e ambiente të tjera prej të hënës.
Monitorimi do të bëhet nga policia e shtetit dhe policia bashkiake, që do të patrullojnë rrugët.
“Patrullat policore do të monitorojnë në mënyrë rigoroze të gjithë ambientet dhe hapësirat publike ku nga e enjtja do të jetë detyrim mbajtja e maskës”, deklaroi Ardi Veliu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.
“Në çdo rast të konstatimit të shtetasve që u shmangen detyrimeve ligjore, Policia e Shtetit do të reagojë në përputhje me ligjin dhe detyrat e saj funksionale”, shtoi ai në një konferencë për shtyp.
EFEKTET
Por a do t’u binden qytetarët shtrëngimeve të reja? Për ta bërë të detyrueshme maskën, qeveria ka deklaruar se gjoba do të vijë në faturën e energjisë elektrike. Pagesa në këtë rast është thuajse e pashmangshme. Cilitdo që nuk e paguan gjobën, do t’i ndërpritet energjia.
Megjithatë, falja që qeveria u bëri një javë më parë gjobave të të gjitha llojeve që kishte vënë për shkelje të rregullave gjatë pandemisë, inkurajon shkeljen e tyre edhe në vijim. /Zoom.al