zoom

Day ArchiveProfil zyrtarit të falsifikimeve/ Kush është Klodian Gradeci?

Prokuroria e Tiranës ka shpallur në kërkim Klodian Gradecin, ish –drejtori i AKBN, Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Ai dyshohet se në bashkëpunim me 2 biznesmenë, 3 vartës të tij dhe 2 zyrtarë të Drejtorisë së Tatimeve i kanë sjellë shtetit një dëm prej 2 milionë dollarësh.

Gradeci, thotë prokuroria, ka certifikuar punime të pakryera të kompanisë “Phoenix Petroleum”, e cila është në pronësi të biznesmenëve Isuf Berberi dhe Naim Kasa.

Kjo kompani kishte një marrëveshje me Këshillin e Ministrave për shfrytëzimin e disa puseve nafte.

Me qëllim plotësimin e detyrimeve për Programin Minimal të Punës, apo investimeve të detyrueshme për këto puse nafte, dhe në kushtet kur këto investime nuk i ka kryer, kjo shoqëri ka paraqitur në AKBN, tetë fatura të falsifikuara për shërbime që realisht nuk i ka përfituar nga kompania amerikane Black Sëan Energy Service.

Prokruoria e Tiranës thotë se abuzimet janë faktuar në një gjyq të zhvilluar në SHBA. Vlera e faturave arrin në 1.299 milionë dollarë.

Në tatime janë arrestuar inspektorët Arben Doda e Simon Marku. Në AKBN, Qano Hoxhaj, Denis Durrsi dhe Rezarta Sulejmani. Kjo e fundit është lënë në arrest shtëpie nga Gjykata e Tiranës

Në burg është lënë edhe biznesmeni Naim Kasa, ndërsa Isuf Berberi ka mundur t’i shpëtojë arrestimit. Që të dy drejtojnë kompaninë “Phonix Petrolium”.

Për zyrtarët e tatimeve Simon Marku dhe Arben Doda, prokuroria thotë se përpiluan një raport kontrolli të paligjshëm duke i shkaktuar administratës së tatimeve një dëm prej 568 mijë dollarësh, ndërsa AKBN-së një dëm prej 1,472 milionë dollarësh.

KUSH ËSHTË KLODIAN GRADECI

Klodian Gradeci ka mbajtur edhe detyrën e Drejtori të OST, Operatorit të Sistemit të Transmetimit. Ai dha dorëheqjen nga kjo detyrë në kohën kur mediat zbardhën aferën e kompanisë DH Albania, e cila kishte fituar një tender prej 12 milionë dollarësh për ndërtimin e lijnës së transmetimit Burrel – Peshkopi. Edhe këtu, ashtu si në rastin e AKBN, dokumentat ishin të falsfikuar.

DH Albania fitoi edhe tenderin 18 milionë euro për ndërtimin e nënkalimit te Sheshi Shqiponja.

Si drejtor i OST, Gradeci ishte person nën hetim. Megjithatë ai u emërua drejtor i AKBN, në rrethana të paqarta.

Një vit pas këtij emërimi, ai përfshihet në një tjetër aferë korruptive, për të cilën është shpallur në kërkim.

Zoom.al mëson se ai është larguar nga Shqipëria në drejtim të Turqisë, vetëm pak orë përpara se prokuroria të nxirrte udhërin e arrestimit.

Ka dyshime se ai mund të jetë njoftuar, por prokuroria nuk ka ka nisur ndonjë procedurë për dekonsipirim të operacionit të saj. /Zoom.al

 

Më shumë viktima nga Covid-19 se sa nga 5 sezone gripi bashkë

Më shumë se 210.700 njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi në SHBA brenda tetë muajve, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Ndërsa gripi i mori jetën rreth 22.000 njerëzve në SHBA gjatë sezonit të kaluar, sipas Qendrave amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Nëse 22,000 njerëz do të vdisnin midis periudhës 1 tetor dhe 31 maj, mesatarisht do të thotë rreth 91 viktima nga gripi në ditë për një periudhë prej tetë muajsh.

Në vetëm tetë muaj, Covid-19 ka vrarë më shumë njerëz sesa gripi gjatë pesë sezoneve të fundit të gripit së bashku.

Presidenti i SHBA, Donald Trump, nëpërmjet një postimi në Tëiter, krahason shifrat e viktimave nga gripi me ato të covid 19, duke pretenduar se gripi vret “ndonjëherë mbi 100,000” njerëz në vit.

Por të dhënat e CDC nga 1976 në 2007 dhe nga 2010 e deri më tani tregojnë se shifrat nuk janë të sakta.

Ka disa arsye pse Covid-19 është më i rrezikshëm se gripi dhe pse nevojiten masa të tjera:

Koronavirusi është shumë më ngjitës se gripi

Sipas studimeve një person me grip infekton mesatarisht rreth 1.28 persona të tjerë ndërsa një person me koronavirus infekton mesatarisht rreth 2 deri në 3 persona të tjerë.

Koronavirusi mund të përhapet për shumë ditë pa shfaqur asnjë simptomë

Periudha e inkubacionit të gripit është relativisht e shkurtër. Njerëzit zakonisht fillojnë të ndihen të sëmurë një deri në katër ditë pas infektimit, ndërsa simptomat shpesh shfaqen brenda dy ditësh.

Kjo do të thotë që njerëzit që sëmuren nga gripi e kuptojnë se janë të sëmurë shumë shpejt dhe ka të ngjarë të qëndrojnë në shtëpi, duke shmangur kontaktet me të tjerët.

Por periudha e inkubacionit të koronavirusit është rreth tre deri në 14 ditë dhe simptomat zakonisht shfaqen brenda katër ose pesë ditësh sipas ekspertëve të Harvardit.

Ka një vaksinë kundër gripit por jo një vaksinë kundër koronavirusit

Ekspertët thonë se numri i viktimave nga gripi mund të ulet në mënyrë drastike nëse njerëzit vaksinohen kundër gripit.
Nëse do të vaksinoheni kundër gripit dhe më pas sëmureni, simptomat do të jenë më pak të rënda.

Megjithatë, rreth gjysma e amerikanëve nuk vaksinohen, përfshirë shumicën e fëmijëve që vdesin nga gripi.

Për sa i përket koronavirusit ende nuk kemi një vaksinë, kështu që mënyrat më të mira për të mbajtur nën kontroll përhapjen ( duke përmirësuar edhe ekonominë ) është të jemi të përgjegjshëm- të qëndrojmë të paktën 6 metra larg personave që nuk jetojmë me ta, të lajmë duart shpesh dhe të mbajmë maskë.

 

Milan rigjen “pjesët” përpara derbit, kthehen tre futbollistët e rëndësishëm

Pasi dështoi të bënte një tjetër goditje në ditën e fundit të merkatos për të vendosur në dispozicion të trajnerit Stefano Pioli qendërmbrojtësin e kërkuar me ngulm prej tij, Milani kthehet të marrë lajme të mira.

Kështu, emeregjenca e mungesave ka nisur të sfumohet në prag të derbit kundër Interit, që e pret menjëherë pas pushimit të kombëtareve.

Skuadra kuqezi pritet të ketë për sfidën e madhe të 17 tetorit tre prej lojtarëve të rëndësishëm si Alessandro Romagnoli, Ante Rebic dhe Zlatan Ibrahimovic.

I pari është në fazën e fundit të rikuperimit pas dëmtimit në pulpë që pësoi në fund të sezonit të shkuar.

Edhe për Rebic rikuperimi në krahun e dëmtuar në ndeshjen kundër Krotones po shkon sipas parashikimeve.

I ndryshëm është diskutimi për Ibrahimovic.

Sulmuesi vazhdon të jetë pozitiv me Coronavirus, por në fund të javës do zhvillojë dy teste me tampomë.

Nëse ato tregojnë se është shëruar, suedeze do të bashkohet menjëherë me skuadrën për të përgatitur derbin e parë sezonal.

Alarmi i Bankës Botërore: 41 në çdo 100 shqiptarë do të zhyten në varfëri

Banka Botërore ka ulur pritshmërinë për ekonominë shqiptare. Nga minus 5 % të parashikuar pak kohë më parë, BB thotë se rënia do të jetë në minus 8.4 %.

 

Sipas këtij parashikimi, mbi 41% e shqiptarëve pritet të zhyten në varfëri si pasojë e krizës së krijuar nga pandemia e covid -19. Thënë më thjeshtë, 41 në çdo 100 shqiptarë do të jetojnë në varfëri, me më pak se 5.5 dollarë në ditë.

Baka Botërore thotë se kriza po e shton varfërinë në Shqipëri kryesisht përmes rritjes së vendeve të punës.

 

Qeveria tha gjatë pandemisë se 70 mijë persona kishin humbur punën. Më vonë kryeministri foli për 30 mijë.

Shifrat janë kundërshtuar nga opozita.

 

Banka Botërore thotë se prodhimi u dëmtua nga mbyllja e bizneseve, operacionet e zvogëluara dhe ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit. Më i prekur është sektori i turizmit.

Në raport thuhet se vendimet e qeverisë për të investuar janë të vonuara.

Ngadalësimi në sektorët intensivë të fuqisë punëtore ka rritur papunësinë në 11.9 për qind në tremujorin e dytë, nga 11.5 për qind në tremujorin e dytë të vitit të kaluar.

Autoritetet shqiptare prezantuan  subvencionim të pagave, rritën shpenzimet shoqërore, miratuan një moratorium të përkohshëm në instalimin e huasë dhe ofruan garanci sovrane kredie për të lehtësuar pagesat e pagave dhe kapitalit qarkullues, por pavarësisht këtyre masave, varfëria pritet të rritet.

Ende, shumë punonjës dhe sipërmarrës informal përballen më një stres të rëndë ekonomik.

Nëse pandemia do të zgjatet më tej në kohë dhe zgjidhja që pritet nga vaksina do të vonohet, kjo mund të kërkojë masa të reja të distancimit social dhe kufizimit të aktivitetit ekonomik. Të tilla masa do të kishin ndikim direkt në rimëkëmbjen e sektorit të shërbimeve dhe të industrisë përpunuese, duke çuar të tjera biznese drejt falimentimit dhe duke e vonuar procesin e shëndoshjes së punësimit në ekonomi. Forma e kurbës së përtëritjes ekonomike, sipas Bankës Botërore, do të ndikohet shumë nga normalizimi i ekonomisë botërore.

Rritja u ngadalësua në 2.2 për qind në vitin 2019 pasi në thatësirë preku prodhimin e hidrcentraleve dhe një tërmet shkatërres goditi Shqipërinë në Nëntor të vitit 2019. Ndërsa vendi fillojë fazën e rindërtimit, pandemia e koronavirusit detyrojë mbylljen e sektorëve kyç të ekonomisë.

Deficiti i llogarisë rrjedhëse pritet të rritet me rreth 11.9 për qind të pbb-së në vitin 2020.

Ulja e fluksit të turistëve, rënia e porosive të përpunimit të tekstilit, si dhe çmimet e ulëta të naftës pritet të shkaktojnë një rënie të ekosporteve me 37 për qind.

Pozicioni fiskal i Shqipërisë pritet të përkeqësohet në 2020 pasi deficiti pritet të jetë 8.5 pqr qind e PBB-së gjatë këtij viti.

 

KE, pro tryezës së negociatave. Por a janë përmbushur kushtet?

Komisioni Europian mendon se Shqipëria ka edhe një kusht për të përmbushur për t’u ulur në tryezën ndërqeveritare që shënon çeljen e negociatave, ai i bërjes funksonale të Gjykatës Kushtetuese.

Raporti i KE do të shqyrtohet nga shtetet anëtare, të cilat do të vendosin nëse Shqipëria i ka përmbushur apo jo kushtet.

Një vit më parë kur KE rekomandoi çeljen e negociatave, vendet më të rëndësishme të BE, si Franca e Gjermania, hodhën dyshime mbi objektivitetin e raportit.

Por ai ka përmbushur vërtet Shqipëria 15 kushtet e vendosura?

Le t’i shohim me një përditësim që Zoom.al sjell mbi secilin prej tyre.

  1. MIRATIMI I REFORMES ZGJEDHORE

Reforma zgjedhore u miratua këtë javë pa dakordësinë e opozitës, e cila thotë se ajo shkeli marrëveshjen e 5 qershorit. PPE, formacioni kryesor politik në Bruksel, reagoi duke akuzuar Ramën se me këtë votim pengon integrimin. PPE i bëri thirrje presidentit Meta të mos i dekretojë ndryshimet. Disa eurodeputetë kanë hedhur dyshim se ndryshimet do të cënojnë zgjedhjet e 25 prillit.

Kriter i përmbushur ligjërisht

  1. ZBATIMI I REFORMES ZGJEDHORE

Qeveria dhe opozita po e interpretojnë në mënyra të ndryshme reformën zgjedhore. Mazhoranca vendosi e vetme, në bashkëpunim me disa deputetë, për të cilët presidenti Ilir Meta ka hedhur dyshime se u blenë. Megjithatë, në zbatim të reformës, KQZ po formatohet, por duke sjellë në krye të saj ish-kryetarin e viteve 2001 – 2006, Ilirjan Celibashin, një militant partiak i PS, që ka shërmbyer edhe si ministër në qeverinë Rama, për marrëdhënet me parlamentin.

Kriter në proces

  1. FUNKSIONIMI I GJYKATES KUSHTETUESE

Gjykata Kushtetuese nuk funksionon prej 4 vitesh. Aktualisht ajo ka vetëm 4 anëtarë. Kuorumin minimal që ajo mund të marrë vendime është 6. Aktualisth presidenca ka hapur thirrjen për anëtarin tjetër, ndërsa KED rrëzoi 4 kandidaturat që iu paraqitën javën e shkuar.

Kriter i papërmbushur

  1. FUNKSIONIMI I GJYKATES SE LARTE

Gjykata e lartë nuk funksionon prej marsit të vitit 2019. Aktualisht ajo ka 3 anëtarë. Ardian Dvorani, që shkeli çdo afat të mandatit për të qëndruar në këtë gjykatë, u shkarkua nga KLGJ pas shumë debatesh.

Kriter i papërmbushur

  1. KRIJIMI DHE FUNKSIONIMI I BKH DHE SPAK

Prokuroria Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit u themelua në dhjetor 2019. Pak javë më parë u emërua edhe drejtoresha e Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH. Ajo është Aida Hajnaj. Anëtarët e tjerë pritet të zgjidhen, teksa aplikimet kanë përfunduar. Deri tani SPAK nuk ka bërë ndonjë goditje të zyrtarëve apo ish –zyrtarëve të lartë të përfshirë në afera korruptive, pavarësisht akuzave publike apo fakteve të paraqitura në media.

Kriter i përmbushur

  1. FORCIMI I LUFTES KUNDER KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TE ORGANIZUAR NE BASHKEPUNIM ME SHTETET ANETARE DHE PERMES PLANIT TE VEPRIMIT PER ADRESIMIN E KRIMIT FINANCIAR;

Një polici speciale që ka ne fokus luftën kundër krimit të organizuar është krijuar nga qeveria (OFL). Ajo i përgjigjet vetëm Ministrisë së Brendshme dhe vepron jashtë sistemit gjyqësor. Kjo polici ka fuqinë për të vëzhguar, ndjekur, përgjuar komunikime, konfiskuar pasuritë dhe të kërkojnë këdo në çdo kohë, pa pasur nevojë për një urdhër gjykate. Ka një debat mbi aktivitetin e kësaj strukture, pasi vë në dyshim ligjshmërinë e operacioneve.

Kriter në proces

  1. ULJA E NUMRIT TE AZILKERKUEVE

Numri i qytetarëve shqiptarë që kërkojnë azil në vendet e BE mbetet i lartë. Shqipëria është ndër një nga dhjetë vendet me numrin më të lartë të azilkërkuesve në vitin 2019, duke u renditur së bashku me Irakun, Pakistanin, Iranin dhe Nigerinë. Edhe për vitin 2020, kërkesat për azil kanë pësuar rritje, vecanërisht në Francë.

Kriter i papërmbushur

  1. RISHKIMI I LIGJIT TE MEDIAS SIPAS REKOMANDIMEVE TE KOMISIONIT TE VENECIAS

Qeveria duket e vendosur për t’i shkuar deri në fund miratimit të ligjit për mediat, ndonëse Komisioni i Venecias bëri thirrje për të mos e miratuar, për shkak se konsideron se ai do të kufizojë lirinë e medias. Edhe KE, KiE, OSBE dhe anëtarë të Parlamentit Europian e kanë kritikuar ligjin.

Kriter i papërmbushur

  1. VAZHDIMI I REFORMES NE DREJTESI

Rreth 800 gjyqtarë dhe prokurorë duhet të kalojnë procesi e vetingut. Afro 100 kanë dhënë dorëheqjen para se të verifikohen. Procesi është shumë i ngadaltë. Me këto ritme ai nuk pritet të përfundojë as në vitin 2028.

Kriter në proces

  1. FILLIMI DHE PERFUNDIMI I GJYKIMIT NE SHKALLE TE PARE KUNDER ISH -ZYRTAREVE DHE POLITIKANEVE TE PERFSHIRE NE BLERJEN E VOTAVE;

SPAK arrestoi disa komisionerë në Durrës, në një aksion që nisi bujshëm e përfundoi turpshëm. Vetë qeveria u kujdes që operacioni të bënte zhurmë. Në përfundim rezultoi se shumica e të arrestuarve u lanë të lirë. Për ta bërë operacionin qesharak u kujdes vetë SPAK që lëshoi urdhër arrest edhe për një ish –komisioner që kishte ndërruar jetë. Deri tani asnjë zyrtar i lartë nuk është cuar para drejtësisë për blerjen e votave në Durrës e Dibër, si pjesë e dosjeve 339 dhe 184. Në dosjen e Durrësit u publikuan përgjime të Vangjush Dakos kur ishte kryetar i Bashkisë së Durrësit, me një bandë të Shijakut, atë të Avdylajve, ku flitetj për blerje të votave. Në Dibër, në përgjime doli edhe kryeministri Edi Rama duke folur me një zyrtar të policisë të përfshirë në zgjedhje dhe Damian Gjiknuri, ministër i Energjisë edhe Infrastrukturës, duke folur me Ymer Lalën, një njeri që PD e ka akuzuar si person me rrezikshmëri të lartë kriminale.

Kriter i papërmbushur

  1. PROGRESI NE REFORMEN ADMINISTRATIVE

Reforma administrative nuk ka sjellë rezultatet e pritshme. Bashkitë, në shumë zona, janë shndërruar në qendra punësimi për militantët. Një studim i UNDP për vitin 2019 zbuloi se shqiptarët në përgjithësi janë të pakënaqur nga performanca e bashkive.

Kriter i diskutueshëm

  1. VENDIMI MBI LIGJSHMERINE E ZGJEDHJEVE LOKALE 2019

Gjykata Kushtetuese nuk është shprehur ende mbi ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale 2019, ku Partia Socialiste garoi e vetme. Vendimi është një prej kushteve të vendosura nga Brukseli.

Kriter i papërmbushur.

  1. MIRATIMI I AKTEVE NENLIGJORE PER LIGJIN PER PAKICAT KOMBETARE;

Miratimi i akteve nënligjore për Pakicat Kombëtare është i paplotë. Këshilli i Evropës dhe Departamenti i Shtetit në SHBA i kanë bërë thirrje qeverisë të zbatojë më shumë masa mbrojtëse për pakicat.

Kriter në proces

  1. MIRATIMI I NDRYSHIMEVE PER RREGJISTRIMIN E POPULLSISE

Ligji për Rregjistrimin e Popullsisë është miratuar.

Kriter i përmbushur

  1. ECURIA E RREGJISTRIMIT TE PRONAVE

Procesi i regjistrimit të pasurive filloi në 8 qershor 2019 në jug. Por procesi është larg përfudimit.

Kriter në proces. / Zoom.al