Aplikacion
Teksa prezantoi koleksionin Vjeshtë-Dimër 2023, nën “shoqërinë” e 200,000 pakove Durex, marka italiane theksoi rëndësinë e seksit të mbrojtur, si dhe bashkëpunimin e ardhshëm me kompaninë e prezervativëve.
Koleksioni u frymëzua nga tema e lirisë, kënaqësisë dhe kuriozitetit për të eksperimentuar. Si pjesë e një fushate globale informimi, në prill, Diesel do të dërgojë tre milionë kuti prezervativë në dyqanet e mbarë botës.
“Ne na pëlqen të luajmë në Diesel dhe e kemi seriozisht,”- tha drejtori artistik, Glenn Martens në një deklaratë. “Argëtohuni, respektoni njëri-tjetrin, jini të sigurt”./ Zoom.al