Aplikacion
Më 1 Janar 2002 dymbëdhjetë vende të BE-së futën në përdorim euron. Përveç Gjermanisë kjo monedhë u bë monedhë zyrtare edhe në Belgjikë, Finlandë, Francë, Greqi, Irlandë, Itali, Luksemburg, Holandë, Austri, Portugali dhe Spanjë.
Monedha e përbashkët i bashkoi edhe më tepër vendet e BE-së. Ky ishte një hap i madh për Bashkimin Evropian dhe një thes i madh surprizash gjithashtu, sepse askush nuk mund të parashikonte me siguri se si do të ecte monedha e re.
Euroja i dha fund dominacës botërore të dollarit. Por si valutë rezervë, dollari vazhdon të jetë pa diskutim numri një. Sipas statistikave të Fondit Monetar Ndërkombëtar, rreth 59.2 për qind e të gjitha rezervave zyrtare të valutës në tremujorin e dytë të vitit 2021 ishin në dollarë amerikanë. Euroja renditet në vendin e dytë me 20.5 për qind.
Sa u përket transaksioneve ndërkombëtare të dy monedhat janë në të njëjtin nivel. Sipas të dhënave të organizatës SWIFT, kompjuterët e së cilës përdoren për të përpunuar pothuajse të gjitha transfertat globale, në tetor përmes rrjetit SWIFT janë transferuar afërsisht po aq para në dollarë amerikanë (39,1 për qind) sa në euro (38,1 për qind). Një vit më parë madje euroja ishte pak përpara dollarit. /DW
Atentati ndaj Hajrullës, dënohet me burg porositësi Leonard Luzi. Kërcënon Nikollin në gjyq