zoom

Aktualitet

20-vjeçari u aksidentua për vdekje teksa kaloi rrugën, banorët në protestë: Mungojnë mbikalimet

Mbrëmjen e 23 janarit, Aristir Dimo përplasi me makinë këmbësorin Fiori Sula, 20 vjeç, në qytetin e Elbasanit.

Si pasojë e aksidentit, i riu ndërroi jetë, ndërkohë sot, 6 ditë pas ngjarjes, të afërm dhe banorë të lagjes “ Emin Matraxhiu” janë ngritur në protestë, pasi dalja e këmbësorëve e cila lidh lagjen e Krastës me pjesën tjetër të qytetit në mes të rrugës nacionale është kthyer në një burim aksidentesh të rrezikshme.

Për këtë banoret kërkojnë zgjidhje të menjëhershme, konkretisht ndërtimin e mbikalimeve, pasi jeta e tyre është e rrezikuar cdo ditë.

“Kjo zonë është e diskriminuar, rruga ka qenë problem prej kohësh. Sa hërë ka zgjedhje jepen premtime. Është skandal që duke pasur vijat e bardha bën bllokim të rrugës. Sot duhej të ishte ndonjë nga të bashkisë. Është një krim, nuk është aksident. Është shumë problem”– tha një prej tyre.