Aplikacion
25 oficerë të policisë federale hynë në banesën e Drimadhes, çarmatosën dy rojet braziliane të cilat ishin duke ruajtur sasinë e drogës e më pas zbuluan edhe 230,000 dollarë. Policia konfiskoi edhe dy telefona celularë të koduar, dy pushkë sulmi AK 47 dhe një USB që përmbante një video regjistrim të procesit të ngarkimit të kokainës.
Deri më tani janë arrestuar dy brazilianët të cilën u gjetën në banesë në momentin që u bë aksioni. Po ashtu, është zbuluar edhe një sasi tjetër droge e cila bën pjesë në grupin e shqiptarit. Garda Kombëtare Republikane arrestoi kapitenin, oficerin, inxhinierin dhe marinarët e jahtit me flamur maltez.
Ekuipazhi, me origjinë nga Italia, Filipinet, Republika Domenikane dhe Ekuador, është përgjegjës për trafikun ndërkombëtar të drogës. Autoritetet portugeze kanë arrestuar gjithashtu edhe gjashtë studentë australianë të doktoraturës, të cilët u kapën në një jaht, me 650 kg kokainë, pjesë e grupit të Drimadhe.
Drimadha vepronte me trafikun e drogës në disa vende si: Adelaide dhe Brisbane – Australi, Amsterdam – Holandë, Antëerp – Belgjikë, Monte Carlo – Monako. Gjithsej është sekuestruar 1000 kg kokainë e pastër (350 kg në Sao Paulo, 650 kg në jaht), 230 000 dollarë amerikanë, 60 000 dollarë australianë, 6 pushkë sulmi AK 47, një USB, shkop dhe 4 telefona celularë të koduar.
Ndjekje si në filma në Vlorë/ Shoferi i dehur merr përpara makinat, rrezikon jetën e “Shqiponjave”