zoom

Aktualitet

2 aksidente në Fushë-Krujë! Policia prangos shoferët e rinj

Dy shoferë të rinj janë arrestuar sot në Fushë-Krujë.

Në pranga ka rënë një 19-vjeçar, i cili duke drejtuar “Audin”, në gjendje të dehur është përplasur me mjetin tip “Benz”.

“O. V., 19 vjeç, banues në Fushë-Krujë, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, pasi në rrugën Krujë-Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin tip “Benz”, duke shkaktuar dëme materiale”, thotë policia.

Po kështu, një tjetër aksident është shkaktuar nga një 20-vjeçar.

“K. D., 20 vjeç, banues në Krujë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi ditën e djeshme, në fshatin Krastë, Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë janë lënduar drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerë, shtetasit: E. A. dhe Xh. D., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.

Postime të lidhura