zoom

Slider

19 viktima nga Covid-19 në Kosovë, 78 pacientë në gjendje të rëndë shëndetësore

Sot në Kosovë u regjistruan 19 humbje jete dhe 703 raste të reja të infektimeve nga Covid. Ministria e Shëndetësisë së këtij shteti nxori të dhënat e përditësuara ditore, ku vërehet se prej dy ditësh ka një ulje të rasteve të infektimeve.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se të enjten në spitalet dhe klinikat e Kosovës janë të shtrirë 1.001 pacientë të infektuar me koronavirus.

Prej tyre 78 janë në gjendje të rëndë, derisa 922 po trajtohen ne oksigjenoterapi. Në dy muajt e fundit, Kosova është përballur me rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 153.000 raste të infektimit. Prej tyre 2.685 kanë vdekur. Deri më 8 shtator në orën 15:00 kundër koronavirusit është vaksinuar 18.6 për qind e popullsisë së përgjithshme.