Aplikacion
Ajo se çfarë e bën akoma edhe më të frikshme ngjarjen për njerëzit atje, është fakti se tërmeti ndodhi për të tretin herë, në të njëjtën datë me dy tërmete të tjera shkatërruese që kanë goditur vendin disa vite më parë.
“Jam shumë e frikësuar, është e pabesueshme që po ndodh sërish në të njëjtën datë si vitet e tjera, mendoj që do të ndodh sërish”, tha María Bolano.
“E vërteta është se momente si këto janë shumë të vështira, ne rijetojmë përvojën e kaluar, tërmetin e fundit, mbi të gjitha, shpresoj që qeveria mund të kuptojë se çfarë po përjetojnë qytetarët, jo vetëm gjatë tërmetit, por para dhe pas”, u shpreh Arturo García.
Tërmeti i djeshëm erdhi saktësisht pesë vjet pasi një tërmet vrau 370 njerëz dhe shkaktoi dëme të mëdha në të gjithë qendrën dhe jugun e vendit. Një tërmet i mëparshëm në të njëjtën ditë në vitin 1985 vrau rreth 5000 njerëz.
Alarmet për tërmetin e ri erdhën më pak se një orë pas një simulimi të tërmetit mbarëkombëtar që shënoi tërmetet e këtyre dy viteve.