zoom

Politikë

Belinda Balluku shkarkon Ardian Çelën nga OSHEE?

Në daljen e saj për mediat, në kuadër të prezantimit të arritjeve të dikasterit që drejton për vitin që lam pas, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka folur edhe për kreun e OSHEE-së, Ardian Çela.

E pyetur nga mediat nëse Çela është shkarkuar nga pozicioni që mban prej disa vitesh, ajo nuk ka pranuar të komentojë gjatë dhe të jap një përgjigje ezauruese, por ka lënë të kuptohet se kjo është e vërtetë.

“Askush nuk është i pazëvendësueshëm” u përgjigj shkurt ministrja Balluku pyetjes.

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë kemi të bëjmë me një lëvizje të guximshme të Ballukut, pasi Çela është një njeri me peshë të madhe politike në PS, pasi është drejtues politik i Qarkut Durrës.