zoom

Aktualitet

15 efektivë të Vlorës, pozitivë në testin e drogës: Mund ta kemi nga ilaçet

15 efektivë dyshohet se kanë dalë pozitivë në testin e drogës që është bërë në Drejtorinë Vendore të Policisë së Vlorës.

Burime për Zoom.al bëjnë me dije se efektivët kanë rezultuar me përmbajtje lënde narkotike nga analizat që janë bërë gjatë testit të drogës.

Disa prej tyre e kanë kundërshtuar këtë test, pasi kanë deklaruar se nuk kanë përmbajtje lënde narkotike dhe se s’kanë përdorur asnjëherë, por dyshojnë se ndoshta përdorimi i ilaçeve shëndetësore mund të ketë ndikuar në rezultatin pozitiv.

Postime të lidhura