zoom

Aktualitet

“14-vjeçari hyn me pistoletë në klasë”/ Bojkotohet mësimi në Sarandë, prindërit dalin në protestë

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në shkollën “Adem Sheme” në Sarandë. Një 14 vjeçar ka shkuar ditën e djeshme në klasën e 6 dhe ka kërcënuar nxënësit dhe mësuesen me një pistoletë.

Ky nuk ka qenë rasti i parë që fëmijët e kësaj shkolle kanë frike të hyjnë në mësim për shkak të kërcënimit dhe bullizmit prej 14-vjeçarit.

Ditën e sotme, prindërit e disa nxënësve i janë drejtuar komisariatit për të gjetur zgjidhje, teksa kanë protestuar së bashku me një grup nxënësish që kanë bojkotuar mësimin, pasi nuk kanë siguri për jetën e tyre.

Bëhet me dije se mësimi është bojkotuar, pasi prindërit duan përjashtimin e një nxënësi që është vazhdimisht problematik.

Sipas një shpjegimi të një prindi, nxënësi 14-vjeçar ka hyrë me armë në orën e mësimit dhe ua ka drejtuar mësuesve dhe nxënësve.

Mbrëmë në orën e pestë të mësimit sipas informacioneve fëmija i quajtur Leo nga anët e fëmijëve ka hapur derën papritmas dhe ka hyrë me një mjet që fëmijët e kanë quajtur pistoletë, qe e zezë thonë dhe bënte mbushje . Ka hapur derën dhe i është drejtuar mësueses e para dhe u ka thënë fëmijëve duart lartë. Për një minutë apo një minutë e gjysmë. Mësuesja pasi është larguar ky personi , ky nxënës nga klasa është lidhur me drejtorin dhe mesa kemi informacion si nga hera, siç na kanë thënë dhe prindërve që: Mos o flisni , Mos e ngacmoni . Mos e qeshni, se nuk iu bën gjë lodër e ka , Por ka ndodhur dhe para një jave, ka kërcënuar fëmijët me thikë, me datën 6 apo 7 nuk e mbaj mend . I ka mbajtur 45 min që mungonte një mësuese e lëndës, I ka mbajtur të njëjtët fëmijë të izoluar dhe nuk I linte të dilnin as për tualet . Asnjë nga shkolla nuk ka dal të thotë dale ku janë këta fëmijë”, thotë njëri prej prindërve në një prononcim për mediat.

“Deri diku na e kanë mbajtur dhe të fshehtë Para një jave dikush ka kapur dhe drejtorin dhe i ka treguar. Kemi qenë dhe sot në komisariat që bëmë kallzim dhe te qendra e psikologët kanë qenë dhe kanë tregiar që nuk është hera e pare Tek kjo shkollë bëjnë mësim 6-7 vjeçarët me 18-vjeçarët dhe mësuesi i thotë mos shko në tualet se nuk të vij pas ty. Të kenë një siguri sepse ne jemi në shtëpi dhe fëmijët në shkollë. Kur vete i kemi me Leon me thike. Bojkoti ynë ka nisur që sot, fundi nuk është i afërt . Grupi ynë do të filloj të zgjerohet deri në presidencë, kryeministrisë e ministrinë e arsimit”, thotë një prind tjetër.

Shkolla Adem Sheme është në rikonstruksion e sipër dhe nxënësit e saj janë transferuar në shkolla të tjera duke bërë mësim me nxënës më të mëdhenj. Bojkotit të sotëm të mësimit nga fëmijët i janë bashkangjitur edhe disa mësues. Ndërsa prindërit thonë se nuk do t’i sjellin fëmijët e tyre në shkollë pa pasur siguri më të lartë.

Problematikën e ka pranuar edhe ministrja e Arsimit sot në Komisionin e Edukimit, duke theksuar se rasti po verifikohet dhe do të merren masa, edhe pse ka thënë se pretendohet se bëhet fjalë për një pistoletë lodër.

Informacioni na ka ardhur që mbrëmë. Pretendohet se ka qenë pistoletë lodër. E kemi referuar në organet kompetente. Nga shkolla na kanë thënë që pistoleta ka qenë lodër pistoleta. Edhe sikur të ketë qenë kështu sërish është akt i rëndë. Djali është i shtëpisë së fëmijës, ndaj sot është bërë një takim ndërinstitucional. Madje është kërkuar edhe të transferohet. Në momentin që ne do të kemi informacion zyrtar nga policia patjetër do të marrim masa.

Është një rast shumë delikat se ky fëmijë ndër vite ka problematik, kështu që do të ndjekim me më shumë prioritet”, tha ministrja.

Në seancën e sotme dëgjimore me Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi i është përgjigjur shqetësimit në lidhje me dy ngjarje të dhunshme nga të rinjtë, të ndodhura jashtë ambienteve të shkollave, shprehur nga deputetja Flutura Açka.

Për shkak të ndjeshmërisë është përgjigjur duke thënë se rastet e dhunës, edhe kur shfaqen jashtë ambienteve të shkollave, janë një shqetësim që merret shumë seriozisht nga institucionet arsimore.

Edhe pse të rinjtë mund të shfaqin dhunë jashtë shkolle, përsëri ministrja u shpreh se kemi përgjegjësi shumë të madhe.Kushi shtoi se edhe kur rastet e dhunës shfaqen me familjet e nxënësve, punonjësit psiko-socialë i trajtojnë këto raste, madje edhe në rastet kur fëmija dhunohet nga prindi.