zoom

Të gjitha

14 vite e pavarur! Kosova sot në festë

Kosova feston 14 vjetorin e pavarësisë. Shpallja e Pavarësisë së Kosovës ndodhi më 17 shkurt të vitit 2008.

Asokohe, Kuvendi i Kosovës, përmes një deklarate të nënshkruar nga deputetët, veç atyre serbë shpalli Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, duke realizuar kështu një dëshirë shekullore.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës në Prishtinë, ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kosova u deklarua shtet i pavarur, sovran dhe demokratik.

Ligjshmëria e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës për një kohë të gjatë ka qenë temë e diskutueshme. Serbia, duke kundërshtuar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës kërkonte vlerësimin e vlefshmërisë ndërkombëtare dhe mbështetje për pozicionin e saj, duke pretenduar se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte e paligjshme.

Shpallja e pavarësisë më 17 shkurt 2008 ishte kurorëzim i një rrugëtimi të gjatë e të vështirë për qytetarët e Kosovës. Për vite me radhë, ata vuajtën pasojat e spastrimit etnik nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviqit, gjë e cila rezultoi më një Luftë Çlirimtare (1997-99). Pas përfundimit të Luftës Çlirimtare të Kosovës u bë edhe vendosja e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare në Kosovë.

Postime të lidhura