zoom

Aktualitet

FOTO/ Dalin pamjet e tritolin që iu vendos drejtoreshës së shëndetësisë në Shkodër

Suida Kuka, Drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetit Publik në Shkodër ishte shënjestra e atentatit të dështuar me lëndë eksplozive, pasditen e së martës në lagjen “Vojo Kushi” në Shkodër.

Zoom.al ka mundur të sigurojë foton e tritolit që u hodh në në gomën e parë të makinës së Kukës, e cila qendronte e parkuar para godinës së së Shëndetit Publik në këtë qytet.

Pakoja e tritolit u evidentua fillimisht nga Kuka e cila lajmëroi policinë.

Me të mbërritur në vendngjarje, forcat blu bënë rrethimin e zonës dhe evakuimin e banorëve.

Ndërsa u lajmërua njësia antieksploziv e RENEA-s, e cila bëri shpërthimin e kontrolluar, që vërtetoi se brenda pakos së dyshimtë kishte lëndë eksplozive.

Nga dëshmitarët okularë dyshohet se sasia e lëndës eksplozive u hodh në gomën e parë të makinës nga një person, i cili po udhëtonte me motor.