Aplikacion
Protestues të shumtë iu drejtuan Kryeministrisë. Vendi në atë kohë ishte nën drejtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha dhe Garda e Republikës, aty ku u qëllua ndaj 4 qytetarëve që mbetën të vdekur, nën komandën e Ndrea Prendit.
Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt ndodhën nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendin me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite. Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika u shpallën “Dëshmorë të Atdheu” në përkujtimoren e 10-të.
Padyshim që 21 janari është një ndër ngjarjet më të rënda në Shqipëri, ndërsa familjarët e viktimave, nuk kërkojnë gjë tjetër veçse drejtësi, pasi kjo ngjarje nuk është zbardhur e plotë dhe vijon të prodhojë debate.