zoom

Politikë

12 vite, i njëjti ritual/ Rama edhe pas 10 vitesh në pushtet kërkon drejtësi për “21 janari”

Shënohen sot 12 vjet nga protesta e 21 janarit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku mbetën të vrarë 4 protestues, Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Në nder të tyre, edhe këtë përvjetor janë zhvilluar homazhe para kryeministrisë, ku mes familjarëve të viktimave janë bashkuar edhe politikanë, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama.

Ne vendet ku janë vrarë katër protestuesit, janë vendosur lule, ndërsa nuk ka pasur asnjë deklaratë. Pas homazheve, ata janë drejtuar në godinën e kryeministrisë.

Kjo është hera e 10 që qeveria e kryesuar nga Edi Rama organizon të njëjtin ritual duke vijuar të kërkojë drejtësi dhe duke iu premtuar familjarëve të viktimave që ti shkojnë deri në fund kësaj ccështje.

Deklarata këto që duket se kanë vlerë vetëm për ditën e përkujtimit, pasi harrohen nga qeveria dhe pushtetarët socialistë që ditën tjetër.

Postime të lidhura