Aplikacion
Më shumë 200 mijë shtëpi në Britani janë pa energji elektrike pasi erërat e fuqishme kanë ndërprerë furnizimin në pjesën më të madhe të ishullit.
Kompania energjetike ka bërë të ditur se me mungesë të madhe të energjisë do të përballen pjesa jugore e Anglisë dhe një pjesë e Uellsit. Hekurudhat kombëtare kanë bërë të ditur se ende ka pengesa në shërbime dhe u ka bërë thirrje britanikëve që të mos udhëtojnë nëpër disa linja hekurudhore.
Pengesa të mëdha pritet të ketë deri të hënën, teksa kompanitë po punojnë në pastrimin e hekurudhës nga më shumë se 40 drurë që kanë rënë në disa pjesë të hekurudhave.
Ndërkaq, stuhia Zeynep ka goditur Gjermaninë të premten. Disa shoferë janë shpëtuar nga automjetet e përmbytura në Hamburg. Sipas policisë, dy persona kanë vdekur nga stuhia e fuqishme në Gjermani.