Aplikacion
Nga hetimet ka rezultuar se përgjatë dy viteve të arrestuarit kryen transferta bankare me vlerë 11 milionë euro, nga Qipro, Gjibraltari dhe Malta, fillimisht në Shqipëri, më pas në Kanada.
“Gjatë operacionit “Coast to coast”, në zbatim të vendimeve të kontrollit, të dhëna nga Gjykata e Tiranës, mbi kërkesën e Prokurorisë, u vunë në pranga shtetasit A. M., 41 vjeçe, banuese në Lezhë dhe D. G., 34 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia.
Ndërkohë vijojnë hetimet për të përcaktuar burimin e kundërligjshëm të parave, si dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e tjerë, shqiptarë dhe të huaj, të implikuar në këtë skemë kriminale.
Njoftimi:
Tiranë/ Pas 1 viti hetim, finalizohet operacioni policor i koduar “Coast to coast”, kundër evazionit fiskal dhe pastrimit të parave.
Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, u zhvillua në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.
Gjatë 2 viteve, nëpërmjet kompanive fiktive, kryen transferta bankare me vlerë 11 milionë euro, nga Qipro, Gjibraltari dhe Malta, fillimisht në Shqipëri, më pas në Kanada, vihen në pranga 2 shtetas.
Vijojnë hetime të thelluara, për të përcaktuar burimin e kundërligjshëm të parave, si dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e tjerë, shqiptarë dhe të huaj, të implikuar në këtë skemë kriminale.
Gjatë operacionit “Coast to coast”, në zbatim të vendimeve të kontrollit, të dhëna nga Gjykata e Tiranës, mbi kërkesën e Prokurorisë, u vunë në pranga shtetasit A. M., 41 vjeçe, banuese në Lezhë dhe D. G., 34 vjeç, banues në Tiranë.
Nga këto veprime ka rezultuar se 2 shtetasit, gjatë periudhës 2021 – 2022, bashkëpunuan për të krijuar kompani fiktive, nëpërmjet të cilave transferuan para me burime kriminale, nga Qipro, Gjibraltari dhe Malta, fillimisht në Shqipëri, më pas në Kanada.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për kryerjen e hetimeve të mëtejshme.
Qeveria shpërblen familjet në nevojë. Ja sa do të jetë bonusi i pranverës për pensionisët