zoom

Lajme

11 janar regjistrohen emigrantët, Celibashi: Të shtyhet vlefshmëria e dokumenteve të identifikimit

Më datë 11 Janar Komisioni Qendror i zgjedhjeve do të mundësojë zyrtarisht nisjen e regjisitrimit të emigrantëve shqiptar në diasporë për zgjedhjet e 11 majit.

Në një seancë dëgjimore të nënkomisionit për diasporën, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, u shpreh se testimi do të nisë këtë fundvit, ndërsa kërkoi të meret vendimi për shtyrjen e afatit të mjeteve identifikuese.

“Unë kam qenë pro shtyrjes së vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit. Duke qenë realist për natyrën, kemi kërkuar që të shtyhet vlefshmëria e dokumenteve të identifikimit për votuesit që nuk disponojnë apo u skadon në ditën e votimit. Dhe pasi të shohim numrat në fjalë, kemi kohë për ta adresuar dhe ta diskutojmë këtë çështje. Nga 11 janari dhe për 60 ditë sa vazhdon procesi, të gjithë shtetasit shqiptarë, me apo pa dokument identifikimi do jenë në sistem, por jo pa e marrë atë votë derisa qeveria të shtyjë vlefshmërinë e dokumenteve të identifikimit. Pra nuk e marrin votën pa dalë vendimi për shtyrjen e vlefshmërisë. Nëse 200 mijë votues nga jashtë regjistrohen dhe janë 10 apo 11 mijë pa dokument të vlefshëm, nuk e di nëse do ia vlente kjo gjë. Kemi kohë, duhet të presim, është sensitive, për votuesit jashtë e dimë se nuk kanë komoditetin për rinovim të dokumentin e identifikimit”, tha Celibashi.

Lidhur me votimin e emigrantëve në diapsorë, kryesocialisti Edi Rama organizoi mëngjesin e kësaj të hënë një mbledhje online me drejtuesit politik të qarqeve.

Diskutimi u orientua të rregjistri i posaçëm që selia rozë po ndërton për identifikimin e të gjithë votuesve nga jashtë territorit të vendit.

Postime të lidhura