Aplikacion
Pas vetë kryebashkiakut të Tiranës, drejtorëve 5D, së fundmi në shkelje është kapur edhe Drejtoresha e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit, Liri Qoshi.
Ajo ka hapur një tender për një sistem ngrohje-ftohjeje në zyrën e saj, në rrugën “5 Maji”.
Por, Qoshi është detyruar dy herë të anulojë tenderin.
Fillimisht, më 21 tetor, tenderi u anulua me argumentin se nuk ishte paraqitur asnjë ofertë e përshtatshme.
Më pas, prokurimi u rishpall më 5 nëntor 2024 dhe tenderi u mbajt në formatin “rishpallje me njoftim fituesi” në datën 18 nëntor 2024. Në këtë procedurë morën pjesë 4 kompani.
Si fillim, komisioni i Liri Qoshit i sualifikoi të gjithë pjesëmarrësit, përveç fituesit.
Por, ky tender u vlerësua nga Open Data Albania me “Flamurin e kuq” për riskun e korrupsionit.
Në këto kushte, u bë një rivlerësim të kompanive në datën 6 janar 2025, duke kualifikuar edhe një kompani tjetër që ishte shpallur me ofertë të pavlefshme.
Gara u ankimua në Komisionin e Prokurimit Publik nga një prej kompanive.
Ankimi është bërë nga “Sulollari Klima” SHPK që rezulton i skualifikuar nga procedura e prokurimit me arsyet se: “Ne strukturën e kostos së preventivit të ofertës është përfshirë vlera e pajisjeve me TVSH.
KPP u shpreh më 13 shkurt dhe vendosi të rrëzojë vendimin e komisionit të Qoshit, duke anuluar dhe rishpallur tenderin dhe duke bërë pjesë në garë edhe kompaninë “Sulollari Klima”.
E gjendur në këto kushte, drejtoresha ndërhyri duke anuluar tenderin sërish.
Këtë herë, ajo aktivizoi nenin 19, pika 4 të Ligjit mbi Prokurimet Publike (LPP).
“Në rast se gjatë fazës së studimit paraprak të tregut, të përgatitjes së dokumenteve të tenderit ose në momentin e hapjes së ofertave evidentohet se një ose disa prej kandidatëve/ofertuesve ndodhen në kushtet e konfliktit të interesit me një ose disa prej zyrtarëve të caktuar për studimin e tregut/përgatitjes së dokumenteve të tenderit apo vlerësimin e kërkesave/ofertave dhe kjo situatë konflikti nuk mund të evidentohej përpara këtij momenti, atëherë titullari i autoritetit kontraktor, në varësi të dëmit që mund të jetë shkaktuar, vendos nëse duhet të zëvendësohen anëtarët e komisioneve të konstatuara në kushtet e konfliktit të interesit e të vijojë procesin apo të anulojë procedurën e prokurimit”, shkruhet në pikën 4 të nenit 19 të LPP.
Më pas, Komisioni i Prokurimeve Publike nxori një vendim të dytë, për të përforcuar atë të parin dhe vendosi të mos lejojë vazhdimin me hapat e mëtejshëm të Bashkisë Tiranë me procedurën e tenderit të mësipërm.
“Fatkeqësisht e humbëm betejën”, bashkëshortja e Andis Harasanit: Nuk rreshti së dhuruari dashuri