zoom

Aktualitet

10 mars i akullt! Dëborë në Rrugën e Kombit, vendi përfshihet nga moti i keq

Temperatura të ulëta dhe dëborë, kjo është panorama momentale në Rrugën e Kombit, siç mund ta shihni në pamjet e kësaj videoje, mundësuar nga Zoom.al.

Një 10 mars i acartë, i mbuluar nga mjegulla, që vjen fill pas disa ditëve të ngrohta. Ulja e temperaturave ka përfshirë mbarë vendin, karakterizuar nga reshje shiu, por edhe dëbore.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -4°C në 07°C, në zonat e ulëta nga 05ºC në 13°C dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 13°C.

Era do të fryjë në drejtim verilindor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.