Aplikacion
1. Platforma nuk është një shërbim personal por kolektiv e komunitar, në këtë rast po cënohen të gjithë pa u identifikuar një shkelës, duke e mbyllur këputen dhe lidhje sociale që janë krijuar.
2. Platforma shërben si përcjellës idesh, mendimesh opinionesh, pra ka vlerë të lartë simbolike
3. Përdoruesit kanë kontribute prej vitesh në këtë platformë, atyre do t’u mohohet aksesi tek kontributi i tyre krijues dhe intelektual që kanë shprehur prej kohësh.
4. Hapësira e platformës është e strukturuar me logjikën e profileve të individëve të veçantë, duke e mbyllur u cënohet identiteti dhe personalja qindra-mijëra përdoruesve
5. Ka plot individë që nuk kanë asnjë kanal tjetër të angazhimit publik, kolektiv komunitar, mbyllja e platformës do të thotë izolim.
6. Shumë njerëz kanë produkte user generated në llogaritë e tyre, ato përmbajtje do të zhduken nga sytë e audiencave të mundshme
7. Shumë njerëz e përdorin platformën si të vetmin burim ekonomik, atyre u mohohet e drejta për të shprehur talentin e tyre fitimprurës. Mos të harrojmë se shumë prej llogarive nuk janë as individë por janë biznese, prezenca abstrakte që promovojnë aktivitetin e tyre. Këtë në fakt e bën dhe Shqipëria duke promovuar imazhin e saj.
8. Aksesi në internet, nëse platforma është dritarja e vetme ku një përdorues ka kanalizuar të gjithë kontaktet, mbyllja do të thotë mohim i aksesit në internet, jo thjesht mbyllje të një kanali.
9. Multifunksionaliteti i platformës si infrastukturë ku kryhen pafund funksione dhe merren shërbime, mbyllja mund të disfunksionalizojë jetën e shumë përdoruesve.
10. E fundit, dhe shumë e rëndësishme: këto hapësira për nga përmasat dhe dinamikat janë sfera publike të mirëfillta, dhe mbyllja e tyre shprish një dimension social dhe politik.
Është e qartë që gjithçka po bëhet për të shkatërruar fushatat zgjedhore të kundërshtarëve politikë që kanë gjetur atje një dritare të munguar.
Për mua ndërhyrjet duhen të forta, por kërkojnë maturi.
P.s. meqë ra fjala unë nuk e kam nje llogari në platformë deri tani, po kjo nuk me pengon të shoh se ku cënohet liria e shprehjes..