Aplikacion
Për t’u bërë pjesë në një nga gjërat për të cilat ajo është shumë e apasionuar, Gomez është e famshmja e parë që bashkëpunon me “Our Place”.
Bashkëpunimi përfshin një koleksion me produktet më të njohura të markës. Ylli u sigurua që t’i kthente rrënjët e saj latine në bashkëpunim, duke e quajtur blunë elektrike “Azul” dhe manaferrën “Rosa”.
Si çdo gjë që bën Selena, nuk mungoi një bamirësi pjesë e bashkëpunimit. Sipas CNN, 10% e të ardhurave neto nga ky partneritet do të shkojnë për “Rare Impact Fund”.
Organizata jofitimprurëse e “Rare Beauty” ka si qëllim zgjerimin e shërbimeve të shëndetit mendor për të rinjtë./L.K
/Zoom.al