Aplikacion
Sipas prokurorisë, mbi Husën rëndon vepra e pengimit të zbulimit të së vërtetës. 47-vjeçari ka deklaruar se me Tahirin ishin njohur në komisariatin e Rinasit, më datë 1 shkurt, kur ishin deportuar nga Gjermania.
“Bashkë me ne ishte edhe një shoku i Eltonit. Pritëm njëri-tjetrin deri sa dolëm nga komisariati dhe të tre bashkë shkuam në shtëpinë time në Laprakë, pasi unë jetoj i vetëm. Gjatë rrugës blemë kokainë dhe heroinë nga një i njohuri im.
Eltoni injektoi shumë në trup dhe u bë keq. E solla në vete për një moment dhe më pas u shtrimë për të fjetur. Kur jam zgjuar të nesërmen shkoj tek dhoma e gjumit, ku pashë vetëm Eltonin duke fjetur akoma, ndërkohë që shoku i tij kishte shkruajtur një letër ku thoshte: “Siç duket Eltoni do flerë dhe ca. Unë po shkoj tek familja ime meqë po më presin dhe pastaj do kthehem prapë”.
Më ka habitur që Bledari e kishte lënë Eltonin vetëm, pasi ai e konsideronte si vëlla.
Unë kam daë nga banesa kam takuar një shok. Kam blerë sërish drogë dhe kam shkuar në shtëpi. Pashë që Eltoni flinte dhe kam takuar një shokun tim dhe i kam thënë “kur do ikë ky se më ka zënë derën”. Kam dalë sërish dhe kur kam shkuar në shtëpi kam parë që Eltoni nuk merrte frymë.
Për 10 ditë e mbajta në shtëpi trupin. Unë flija nga dhoma tjetër. Mbrëmjen e 12 shkurtit kam marrë me qira një makinë dhe trupin e Eltonit e çova në Bërxullë.
Të nesërmen pashë lajmet që raportonin për gjetjen e tij dhe mendova që policia do e shohë se ka vdekur nga mbidoza dhe nuk do merret me mua,”- deklaron ai./ Zoom.al