zoom

Ekonomi

1 Maji, mësuesit protestojnë para Ministrisë së Arsimit: Nuk ka arsim cilësor, pa paga të mira!

Teksa sot është 1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punës, mësuesit janë mbledhur në qendër të Tiranës për të po protestuar.

Ata kanë nisur një marshim paqësor drejt Ministrisë së Arsimit. Dhe për mesazh sensibilizues, mësuesit kanë zgjedhur që me banderola dhe parulla të protestojnë në këtë ditë që simbolizon më shumë të drejta për punëtorët.

Parulla e tyre kryesore ishte ajo që ka të bëjë me pagat e ulëta dhe nivelin e arsimit si rrjedhojë.

“Nuk ka arsim cilësor pa mësues të mirëpaguar!’, citohet në një prej mesazhe të protestuesve. /ZOOM.AL/