zoom

Slider

Zyrtare! Futbollisti shqiptar firmos kontratën e re me Interin

Andi Hoti ka nënshkruar kontratën e parë profesioniste me gjigantet e Serie A, Interit.

Qendërmbrojtësi 18-vjeçar, i cili ishte në stol, në ndeshjen e parë për këtë sezon, që zikaltërit zhvilluan ndaj Luganos, do të jetë pjesë e kampionëve të Serisë A deri në vitin 2024.

Një hap tepër i rëndësishëm ky për të ardhmen e shqiptarit që pritet të jetë e ndritur.

Hoti është pjesë e zikaltërve prej dy sezonesh, teksa është aktivizuar me ekipet e moshave.

Për sa i përket ekipeve Kombëtare, 18-vjeçari luan për Përfaqësuesen U-21 të Kosovës.

Qendërmbrojtësi është duke zhvilluar fazën përgatitore me ekipin e madh, ndërkohë që me shumë mundësi, edhe këtë sezon do të aktivizohet me ekipin Primavera.

Gjasat janë të mëdha që në ndeshje të caktuara, futbollisti shqiptar të thirret nga trajneri Inzagi në ekipin e parë.