Aplikacion
Nga statusi që Rama postoi para pak çastesh në Twitter, ka qënë Veliu i cili ka dorëzuar kërkesën për dorëheqje tek Kryeministri.
Rama ka publikuar letrën e dorëheqjes teksa ka dhe një falënderim për të. Kryeministri shpreh bindjen se ai ka akoma shumë për t’i dhënë shtetit në detyra të tjera.
“Me konsideratën më të lartë për ndershmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e posaçëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe me bindjen se ai ka akoma shumë për t’i dhënë shtetit në detyra të tjera, e falënderoj nga zemra për kontributin e vyer”, shkruan Rama.