zoom

Slider

Zvicra shkon në Serbi me tre futbollistët shqiptarë, Xhaka dhe Shaqiri më të urryerit nga serbët

Futbollistët shqiptar Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri do të jenë pjesë e përfaqësues së Zvicrës në ndeshjen kualifikuese me Bjellorusinë, që do të luhet në Serbi.

Trjaneri i “Helvetëve”, Murat Yakin ka publikuar sot listën e futbollistëve të grumbulluar për eliminatoret e marsit për Euro 2024 dhe në mesin e tyre janë edhe emrat e tre futbollistëve shqiptarë.

Zvicra do të luajë me Bjellorusinë në Novi Sad të Serbisë më 25 mars, pasi ata nuk kanë të drejt të luajnë në territorin e tyre për shkka se janë në një linjë me Rusinë në luftën kundër Ukrainës.

Shaqiri e Xhaka janë dy futbollistët më të urryer nga serbët, pasi ata i kanë eliminuar në dy Botërorët e fundit, në Rusi dhe në Katar, duke zhvilluar paraqitje të jashtëzakonshme.

Pas ndeshjes me Bjellorusisë në Serbi, Zvicra do të presi Izraelin në Gjenevë më 28 mars.

Zvicra e shqiptarve ndodhet në Grupin I, ku bën pjesë Kosova, Rumania, Bjellorusisë, Izraeli dhe Andorra.

Shumë interesante për t’u parë do të jetë edhe ndeshja mes helvetëve dhe Kosovës, e cila është planifikuar për t’u zhvilluar në 9 shtator 2023. /zoom.al/