zoom

Ide & Blog

Zoti Krichbaum, kush të keqinformoi?

Nga Ferdinand Xhaferri

Deputeti gjerman, i CDU/CSU, Gunther Krichbaum në konferencën për shtyp që mbajti sot në Tiranë dëshmoi se është keqinformuar në raport me zhvillimet në Shqipëri, por se nga kush u keqinformua pas takimeve me Bashën dhe eksponentë të tjerë, e la evazive.

Sa i përket faktit që nuk u takua me liderin e opozitës, Sali Berisha, ai nxorri argumentin se Berisha është nën hetim për përfitime të paligjshme dhe “Non -Grata” nga SHBA.

E verteta është se ndaj zotit Berisha ka “dyshime” nga SPAK, por në dosjen hetimore që më shumë është politike se juridike, nuk ka as edhe një provë të vetme që implikon Sali Berishën në një aferë korruptive.

Në dosjen “Partizani” dy nga firmat më të rëndësishme i ka hedhur Edi Rama, në cilësinë e ish kreut Bashkisë Tiranë.

Nga dy ligjet e miratuara nga qeveria Berisha që dokumentohen në këtë dosje, kanë përfituar mijëra ish pronarë dhe qytetarë të vendit si dhe mbarë komuniteti sportiv, falë ligjit për sportet.

Para se të flisje sot si deputet i Bundestagut mjaftonte një konsultë me një jurist që ka lexuar qoftë edhe përciptaz dosjen e do kurseje veten nga shumë të pavërteta që artikulove sot zoti Krichbaum.

Sa i përket shpalljes, “Non Grata”, DASH deri më sot nuk pa paraqitur asnjë provë konkrete kundër Sali Berishës, veç publikimeve të mediave të majta dhe fondacioneve të SOROS, ndërsa harrove të evidentosh se çështja është në një gjykatë ndërkombëtare.

Nga keqinformimi, por ndoshta dhe nga padia, gjë që e uroj, pas takimeve që ke patur me, e cilësove Bashën si legjitim në krye të PD dhe deklarove para gazetarëve se Gjykata e ka marrë vendimin për Partinë Demokratike, në një kohë që kjo ende nuk ka ndodhur, ose në rastin më të rëndë, po mbahet sekret.

Në mos the një gënjeshtër ju zoti Krichbaum, keni zbuluar një skandal ose më saktë një pazar në kurriz të shqiptarëve që minon edhe drejtësinë, demokracinë dhe integrimin për të cilin aq shumë flisni.

Zoti Krichbaun unë jam dashamirës i vendit tuaj dhe besoj në Gjermani dhe BE ku ne aspirojmë të shkojmë, liderin e opozitës nuk e përcakton gjykata, as qeveria, por vota e lirë e anëtarëve të saj!

Për këto më lartë fajësoj ata që të kanë informuar! Për drejtësinë që ska nevojë për lejen e parlamentit që të heqi imunitetin e deputetit, ju fajësoj juve! Pse? Sepse ju vetë jeni të mbrojtur nga kushtetuta gjermane, e cila ja jep vetem parlamentit atë të drejtë, që jo vetëm të vendosi për imunitetin tuaj, por edhe për të hapur dritën jeshile që për ju të nisi një hetim!

Jemi Republikë Parlamentare, jo Republikë Banane dhe as Republikë Prokurorëve!