zoom

Aktualitet

Zjarri te COVID 3, policia: Ra në zyrat e administratës, vetëm dëme materiale

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me zjarrin që ra sot në ambientet e COVID3.

Sipas bluve, nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa vatra është vënë nën kontroll dhe është shuar.

NJOFTIMI I POLICISË
Me datë 27.11.2021, te spitali “Covid 3” ka rënë zjarr në një nga zyrat e administratës, ku ka vetëm dëme materiale.
Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.