zoom

Aktualitet

Zjarr në zyrat e SHISH-it, çfarë ndodhi brenda institucionit?

Një zjarr përfshiu ambientet e Shërbimit Informativ Shtetëror në Elbasan, paraditen e sotme.

Zoom.al mëson se tymi që përfshiu godinën kishte të bënte me djegien e disa procesverbaleve.

Duhet thënë se kjo është një procedurë normale, që kryhet nga ky institucion dhe bëhet me leje. Situata ka shkaktuar për disa minuta panik nga banorët e zonës dhe kalimtarët e rastit. / Zoom.al