“Mund të jemi të kënaqur me ndeshjen tonë, por kemi dhe kthimin dhe duhet të përfundojmë punën aty për të kaluar turin. E interpretuam mirë ndeshjen dhe morëm një rezultat mjaft të mirë, por të mos harrojmë që ka edhe 90 minuta”, u shpreh francezi.
Ndërkohë Zidane emri i të cilit prej kohësh qarkullon si një ndër alternativat kryesore për të marrë drejtimin e Juventusit, me Pirlon që nuk ka mundur ti japë vazhdimësi ciklit prej 9 titujsh radhazi në kampionat të bardhezinjve, nuk fshehu lidhjen e tij të fortë me skuadrën italiane, ku ka patur një të kaluar të shkëlqyer si futbollist.
“Më pëlqen ajo që bëj dhe është e vështirë të bëj më mirë, edhe pse kam skuadrën për ta bërë. Italia është në zemrën time. Kam kaluar 5 vjet në Torino dhe Juventusi është ende i rëndësishëm për mua, por për momentin jam këtu”, tha Zidane.