zoom

Politikë

Zhduket Rama, Shehu: Asnjë ligj nuk kalon në Kuvend pa folur për aferën “McGonigal”

Ashtu siç pritej, nisi me përplasje dhe debate të forta seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.

Shkak është bërë mungesa e kryeministrit Edi Rama në Kuvend ku qeveria duhet të përballet me interpelancën e Partisë Demokratike referuar skandalit McGonigal dhe implikimin e kreut të qeverisë shqiptare.

Në vend të Ramës, me deputetët e PD-së, do të përballet ministrja Elisa Spiropali. Gjatë fjalës deputeti demokrat Tritan Shehu tha se Asnjë ligj nuk kalon pa folur për skandalin McGonigal.

“Procesverbali nuk është i saktë, ka mungesa të mëdha thelbësore në atë që ndodhën në seancën e kaluar. Nuk përputhet me realitetin, duke filluar që nga mënyra e ndërmarrë, në kundërshti me rregulloren përjashtuat deputetët. Ajo që ndodhi dje është padyshim një ngjarje e shëmtuar, shkelje e rëndë e demokracisë në atë që realizuat.

Vazhduat në linjën e goditjes së Opozitës. Ky parlament nuk mund të bëjë asgjë tjetër veçse të hapë seancën me mocion për debat. Asnjë gjë tjetër, asnjë ligj tjetër nuk mund të kalojë pa folur të gjithë deputetët për këtë skandal të kryeministrit. Jo për ta kaluar me një debat të planifikuar aty.

Kjo është një gjë e panegociueshme e Opozitës. Kushdo që kërkon të sajojë dialogje, dëshiron të fshehë skandalin”, tha Shehu.