Aplikacion
Denoncimi për zhdukjen e saj është bërë nga e ëma ditën e djeshme. Ajo tregon se e bija doli për të marrë motrat nga shkolla dhe nuk u kthye më në banesë.
Ndërsa shton se ka frikë se të bijën e kanë rrëmbyer.
“Goca në 11.00 doli nga shtëpia për të marrë vajzën tjetër që është në klasë të parë. E bënte përditë. Dhe nuk e di a shkoi në shkollë, veç kur u kthye vajza dhe më tha ‘mami na hap derën se nuk është motra këtu’. E kam denoncuar dhe nuk kam marrë asnjë informacion. Nuk di asgjë. Policia më tha që tek shkolla nuk ka kamera, ndërkohë që kishte kamera. Të më ndihmojnë,”-tha e ëma e 20-vjeçares, Anita Qosja.
Njoftimi i policisë:
Më datë 26.09.2024, rreth orës 21:20, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 6 shtetasja A. Q., e cila ka kallëzuar se më datë 26.09.2024, rreth paradites, është larguar nga banesa vajza e saj, shtetasja A. Q., 20 vjeçe, dyshohet me probleme të shëndetit mendor.
Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë.
Donte të jetonte i qetë në periferi të Milanos, Alvaro Morata detyrohet të zhvendoset nga shtëpia