zoom

Bota

Zgjedhjet në Gjermani/Pasuesi i Merkel prezanton ekipin

Pasuesi i Angela Merkel, udhëheqësi i kristian-demokratëve të Gjermanisë Armin Laschet prezantoi ekipin e tij të së ardhmes, të cilët mund të jenë pjesë e qeverisjes nëse arrin të fitoje në zgjedhjet e përgjithshme që zhvillohen në 26 shtator. Një lëvizje që mund ta ndihmojë t’i japë më shumë gjallëri fushatës së tij.

Armin Laschet, konservatorët e të cilit në sondazhe renditen prapa social-demokratëve të qendrës së majtë tha se grupi prej tetë anëtarësh ka katër gra dhe katër burra, njëri prej të cilëve me ngjyrë, përfaqëson diversitetin e Gjermanisë dhe bllokut të tij konservator.

Ai sfidoi SPD-në, e cila në sondazhet e fundit ka siguruar 25% mbështetje dhe kandidati i të cilës për kancelar, Olaf Scholz, është i preferuari i votuesve.

Sulmet konservatore ndaj SPD kanë pasur pak ndikim të dukshëm deri më tani.

Disa sondazhe vijojnë të pasqyrojnë se SPD qëndron përpara konservatorëve. Por pavarësisht epërsisë së SPD-së në sondazhe, atyre do t’u duhej të bashkoheshin me dy parti të tjera për të qeverisur.

Një sondazh i parakohshëm sugjeroi që Scholz fitoi një debat televiziv midis kandidatëve kryesorë. Kancelarja Angela Merkel, në pushtet që nga viti 2005, planifikon të largohet pas zgjedhjeve.

Rrugëtimi i CDU nën drejtimin Laschet shënoi një rënie të jashtëzakonshme pas 16 vitesh në detyrë dhe katër fitoreve të drejtpërdrejta zgjedhore kombëtare nën udhëheqjen e Angela Merkel.