zoom

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ Takimi në selinë e LSI-së, Kryemadhi i dorëzon “dosjen e zezë” delegacionit të OSBE-ODIHR

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i ka dorëzuar ‘dosjen e zezë’ të 25 prillit delegacionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR.

Sot delegacioni me në kryeshefen, Ursula Gacek vizitoi Kryemadhin në selinë e LSI-së për të diskutuar për zgjedhjet e 25 prillit.

LSI ka pretendimet e saj për zgjedhjet e 25 prillit, dhe duket se ka dorëzuar edhe ajo dosjen e saj për problematikat e evidentuara dhe faktuara gjatë procesit të votimit dhe numërimit.