zoom

Aktualitet

Zetori del nga rruga, vdes 55-vjeçari në Kuçovë

Një 55-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti ndodhur sot në Kuçovë.

Policia sqaron se në rrugën rurale të fshatit Perondi, zetori që drejtohej nga shtetasi R. K., 55 vjeç, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga, drejtuesi i mjetit, shtetasi R. K, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga.