Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Shehu e quajti fjalën e liderit ukrainas, si një “dush të ftohtë” për politikat e ndjekura nga kryeministri Edi Rama.

Deputeti Shehu e ka përkthyer sjelljen e Ramës, si pasojë e lidhgjeve të tij me presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

Postimi i plotë:

Fjala e Zelensky, ishte një “dush i ftohtë” për Ramën dhe “lojen me dy porta” të tij!

Ajo fjalë, përveç kortezive të rastit, përmbante dy protesta-kërkesa konkrete të Presidentit të Ukrainës ndaj Ramës:

-Mos pranoni turistë rusë këtë vit.

-Mos lejoni anijet ruse të futen në portet tuaja.

Duke qënë në të vërtetë kështu një “shkulje e veshit” dhe denoncim për Kryeministrin e “lojen e tij me dy porta”, që para pak ditesh deklaroi se do të:

a-Mirëpresë turistët rusë.

b-Nuk do të pengojë aritjen e mjeteve tregtare ruse në vendin tonë.

Pa dyshim kjo “zemërgjerësi” e Ramës ndaj Rusisë është në përputhje dhe me kërkesat e presionet e Vuçiçit, i cili është kthyer në “kordonin umbilikal” midis Moskës e Europës, dhe i ndërvarur nga inisiativa serbe e “Ballkanit të hapur”.

Kjo manifestohet qartësisht edhe në skenarin e Rilindjes në Kuvend, ku nuk po lejohet të kalojë, edhe në kundërshtim me rregulloren, asnjë rezolutë e re mbas asaj gjysmakes e tashmë larg realitetit të iniciuar nga PS.

Zhvillimi i ngjarjeve, aplikimi i një genocidi të vërtetë rus në Ukrainë, interferencat e Rusisë në Rajonin tonë, roli mohues i Vuçiçit për të përkrahur sanksionet ndaj Rusisë, etj, e imponojnë këtë hap parlamentar të qartë e të gjerë në përmbajtjen e tij.

Këtë e kërkojnë edhe prononcimet e Presidentit Biden e të liderave të tjerë për zhvillimet e mëtejshme në Ukrainë.

Në këto kushte Kuvendi i Shqiperisë duhet të vihet në lëvizje për të miratuar një Rezolutë të re ku të kerkohet:

1-Që Qeveria të bllokojë dhënien e vizave turistike për rusët dhe as të lejojë hyrjen e mjeteve nga ai vend.

Kjo jo thjesht se e kërkoi Zelensky, por dhe se përputhet me moralin, detyrimet dhe Sigurinë tonë Kombëtare.

2-Dënimi i qarte i atij agresioni e genocidi fashist në Ukrainë, duke vendosur termat reale.

3-Marrja e qendrimeve të pa dyzuara ndaj rreziqeve për destabilitet të rajoni tonë, me kritikat për qendrimin serb për mos aderimin në sanksionet.

4-Dalja e Shqiperisë nga “Ballkani i hapur” alias “Jugosllavia e Re” të Serbisë, e lidhur kjo me Moskën nëpërmjet Traktatit EuroAsian.

5-Ulja e nivelit të përfaqësimit dilomatik rus në Tiranë, në nivelin e të “ngarkuarit me punë”.

6-Që Rama të japë shpjegime nëse ai i qendron asaj që deklaroi për Rusine jo larg, kur tha se nuk e cilësoj si “vend jo mik”, ndërsa Rusia na ka cilësuar tashmë të tillë, veprim ky që duhet kryer edhe ndaj Bjellorusisë.

“Loja me dy porta” duhet të përfundojë!