zoom

Aktualitet

Zbuloi vrasësit e Behar Sofisë, KPK shkarkon prokurorin Bledar Maksuti

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Tiranës, Bledar Maksuti. Ky i fundit ka shërbyer si ​Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë .

Prokurori rezultoi me pasaktësi në deklarime dhe mungesë burimesh për pasurinë. Bledar Maksuti është po ashtu prokurori që udhehoqi hetimet që cuan në zbardhjen e vrasjes së Behar Sofisë pak kohë më parë në Tiranë.

Procesi i vettingut për të u cilësua si i pazakontë, pasi u fokusua tek të ardhurat dhe asetet e krijuara nga babai i tij i ndjerë.
Kjo situatë u evidentua edhe nga trupa gjyqësore e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit si dhe nga vëzhguesja ndërkombëtare, Elka Ermenkova në seancën dëgjimore të zhvilluar më 9 prill.

Bledar Maksuti e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore dhe e ushtron funksionin e prokurorit prej vitit 2008.