zoom

Bota

Zbuloi rastësisht videon ku i përdhunonte të bijën, 34-vjeçari vret mikun e tij

Punonjësi i një fabrike, Vyacheslav M, 34 vjeç vrau për vdekje mikun e tij Oleg Sviridov, pasi rastësisht pa një video në të cilën Sviridov abuzonte seksualisht me vajzën e tij 8-vjeçare. Vyacheslav u përball menjëherë me Sviridiovn dhe më vonë e goditi për vdekje me thikë.

Pas kësaj ngjarje tronditëse, babai i 8-vjeçares u fut në burg, por më pas u lirua shumë shpejt dhe aktualisht ndodhet në arrest shtëpie që do të zgjasë 2 muaj.

Normalisht vrasësit nuk mund të lirohen nga burgu, por Vyacheslav mori mbështetje të madhe nga publiku dhe gazetarë të njohur në Rusi, që thonë se ai vrau për të mbrojtur vajzën e tij dhe fëmijë të tjerë.

Autoritete kanë bërë të ditur se në celularin e Sviridov u gjetën të tjera pamje të tij duke abuzuar me fëmijë të tjerë. Gjithashtu thuhet se një nga fëmijët që ka rënë pre e abuzimit të Sviridov është vajza e ish-partneres së tij.

Trupi i Sviridov u gjet nga policia ditën e enjte, më shumë se një javë pasi Vyacheslav pa videon e mikut duke abuzuar me vajzën e tij. Vyacheslav kishte raportuar përdhunimin e të bijës në polici, por ai vendosi të merrte vetë hak ndaj Sviridov duke e goditur për vdekje.

Burime nga policia kanë thënë se në celularin e Sviridov janë gjetur të tjera video tronditës, në të cilat ai shfaqej duke përdhunuar vajza të fshatit, nga mosha 6 deri në 11 vjeçe. Përmes videove u zbulua se ai kishte abuzuar me fëmijët për 5 vite, para se Vyacheslav të zbulonte pamjet rastësisht në celularin e tij.