zoom

Bota

Zbulohet qyteti antik 3.000-vjeçar në Egjipt

Autoriteti Egjiptian i Antikiteteve ka njoftuar se është gjetur një qytet antik 3.000 vjeçar.

Sipas autoritetit, qyteti antik besohet të jetë themeluar nga mbreti Amenhotep III dhe ishte qyteti më i madh administrativ dhe industrial në Luksor gjatë epokës perandorake egjiptiane.

Gjatë gërmimeve janë gjetur objekte të përdorura në jetën e përditshme.

Zbulimi i qytetit besohet të jetë gjetja e dytë më e rëndësishme arkeologjike pas varrit të Tutankamunit.