Aplikacion
Kur flasim për aktorin e Nju Jorkut, në mendje të vjen Tony Stark. Downey ka qenë fytyra kryesore e UCM në këto 15 vite dhe largimi i tij në ‘Avengers: Endgame’, pas vdekjes së Stark, ka shkaktuar një boshllëk që është e pamundur të plotësohet.
Por në kërkimin e aktorit për të luajtur miliarderin e çuditshëm, kishte një të preferuar në mesin e aktorëve të lartë të Marvel, i cili nuk ishte Robert Downey Jr. Emri ishte Tom Cruise, por nuk u zbulua kurrë sepse ai nuk e pranoi rolin, deri më tani.
Libri ‘MCU: The Reing of Marvel Studios’, i shkruar nga Joanna Robinson, Dave Gonzales dhe Gavin Edwards, ka zbuluar ndër të tjera motivet e protagonistit të filmave ‘Mission: Impossible’ për refuzimin e rolit të Tony Stark. “Kur të drejtat e “Iron Man” zotëroheshin nga Fox, Tom Cruise, në atë kohë 34 vjeç, kishte flirtuar me mundësinë për të luajtur Tony Stark, sipas Kevin Feige. Megjithatë, ajo që aktori kërkonte ishte shumë më e lartë se sa atë që Fox ishte e gatshme të jepte”, thuhet në libër. Në fund të fundit, motivi i tri herë fituesit të Golden Globe ishte vetëm monetar.
Tekat e Cruise i dhanë Robert Downey Jr. mundësinë që të jetë Iron Man dhe të bëhet fenomeni global që është sot. Nuk do ta dimë kurrë se çfarë do të kishte ndodhur nëse Tom Cruise do ta kishte pranuar rolin, por me Marvel nuk e dini kurrë dhe ekziston mundësia që aktori të luajë një version alternativ të manjatit të teknologjisë në një film. /ZOOM.AL/