zoom

Aktualitet

Zbulohet projekt-rezoluta për Srebrenicën që futi në kurth Partinë Socialiste

Disa ditë më parë deputetët e Rithemelimit në Kuvend, me anë të Tritan Shehut depozituan një projekt-rezolutë “Per njohjen e genocidit të Srebrenicës, Bosnje Hercegovinë”.

Në fakt ajo që kërkonte opozita ishte në fakt një mocion me dabt për këtë çështje e cila duhet të finalizohej me miratimin e një rezolute.

Kërkesa shoqëruar me draft-rezolutën ishte firmosur nga disa deputetë dhe në krye qendronte firma e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Por ashtu si një ditë më parë në Konferencën ne Kryetarëve edhe sot gjatë seancës plenare mazhoranca votoi për mosmiratimin e kërkesës për ta futur këtë kërkesë në programin trejavor të punimeve të Kuvendit.

Zoom.al ka siguruar draftin që sot u bë objekt i një debati të gjerë që kapërceu kufijtë e Shqipërisë.

“Megjithese i vonuar, ky veprim publik i Kuvendit do te kishte nje rendesi te vecante, ne keto monente te veshtira per Europen, me pasoja destabilizuese ne Rajonin tone, qe vene ne rrezik paqen, bashkejetesen, e rrugen tone te integrimit.

Te kujtosh krimet e te kaluares, te denosh ato, te kerkosh falje nga autoret, eshte nje domosdoshmeri per mos perseritjen e tyre.

11 Korriku kerkohet te shpallet si dita e perkujtimit te atij genocidi.

Pikerisht nen kete optike, shume shpejt do te procedohet me nje inisiative tjeter te ngjashme, per te njohur e denuar publikisht e zyrtarisht edhe genocidin serb ne Kosove”, thuhet në kërkesën që shoqëron projekt-rezolutën.

Ndërkohë që draft-rezoluta ndërsa dënon si genocide krimet e ndodhura në Srebrenicë, kërkon që shteti shqiptar që ti kërkojë Serbisë të dënojë autorët e këtyre krimeve.

E duket se është pikërisht kjo pikë e këtij drafti që detyrojë socialistët të votonin në grup kundër kësaj kërkese.