zoom

Bota

Zbulohet plani! Presidenti Vuçiç do vritej me snajper?

Mediat serbe kanë shkruar sërish për emrin e Radoje Zvicer-it, i cili po akuzohet si mendja që fshihet pas atentatit që do të bëhej ndaj Presidentit Aleksander Vuçiç.

Krimineli famëkeq malazez kishte shkuar në Beograd për të ndjekur nga afër “punën” duke kërkuar edhe mbështetjen logjistike të disa personave të tjerë me influencë në botën e krimit në rajon.

Vrasja do të kryhej në muajin shkurt, e për eliminimin fizik të kreut të shtetit serb do të përdorej një snajper.

Sipas mediave serbe, arma do të çmontohej për të mos iu lënë asnjë gjurmë, duke e bërë më të vështirë ndjekjen e tyre.

Alarmi për atentatin u lëshua më 14 janar nga strukturat e Europolit që njoftuan Ministrinë e Brendshme të Serbisë, ndërsa lajmi u bë publik disa ditë më pas nga ministri Aleksandër Vulin.

Ai bëri me dije dhe emrin e personit të ngarkuar me “detyrën”, duke shtuar se urdhëruesi i vrasjes është presidenti malaez Milo Gjukanoviç. E gjitha për t’u hakmarrë ndaj Vuçiç që ka mbështetur sërbët e Malit të Zi.