Aplikacion
Ajo ka publikuar në InstaStory një video ku shihet me Salsano Rrapin dhe ku tregon se do të ketë një rol në rubrikën “Për’thithen”.
Antonela: Ky është njishi, aktori më i mirë.
Salsano: Jo, jo unë jam aktori më i dobët. Ti je “Për’thithsja… Për’puthsja” më e mirë (qeshin).
Bukuroshja nuk ka dhënë më shumë detaje përsa i përket rolit të saj në këtë program.
Antonela para disa ditësh na ka treguar një ndër pasione e saj: muzikën. Të gjithëve na bëri habi kur morëm vesh se Antonela kishte publikuar këngën e saj të parë dhe të vetme në Youtube 9 vite më parë!
Projekti i saj titullohet “Koha kalon”, teksa “videoklipi” është një kolazh i fotove të vjetra të Antonelës, shumë ndryshe nga sot.
Konkurrentja s’ka folur kurrë për këtë projekt, por s’ka mundur t’i shpëtojë kërkimeve të fansave! Mesa duket konkurrentët e “Për’puthen” paskan një pasion të përbashkët, atë për këngën. Në fillim Mevlani, pastaj iu bashkua Juli. Më vonë Melisa, ndërsa Ana Lleshi deklaroi se do t’i futej gjithashtu muzikës dhe së fundmi Lulzimi.
As Ana Kauri s’mbeti pas, duke treguar se ka gjithashtu ndërmend t’i futet muzikës.
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet